22 Dhjetor 2024

Lidhur me Konkursin në UP

Shkruar nga Prof.Dr. Naim Syla

Sipas informacioneve të shpërndara në njësitë akademike, pritet që në Mars të ketë një Konkurs për zgjedhje të stafit akademikë në Universitetin e Prishtinës.

Unë,  si pjesë e kësaj familje të madhe akademike shpreh interesimin për këtë ngjarje të quajtur Konkurs.

Nga përvoja ime disa vjeçare si mësimdhënës dhe udhëheqës i departamentit dhe njësisë akademike (FSHMN) e di dhe e kuptoj peshën që ka ky proces.

Duke pasur parasysh situatën e gjithmbarshme me pandemi, si dhe paqëndrueshmërinë e institucioneve qeveritare (po thuajse për çdo ditë dorëheqit nga një ministër), atëherë këtë proces e bënë akoma edhe më të komplikuar dhe më të vështirë. P

randaj, unë jam i bindur se Rektori, KD dhe Senati i UP aspak nuk do ta kenë të lehtë.

Në vijim do të tentoj me takatin tim intelektual që kam t'i deshifroj dy situatat e lartshënuara dhe të shpreh opinion tim për këtë proces.

Sa i përket pandemisë, tashmë dihet se, ka një vit që ligjërata në UP mbahen online. Mjerisht edhe numri i studentëve ka pësuar rënie.

Statistikat nuk është mirë t'i bëjmë në numrat e studentëve të regjistruar, por në ata që janë aktiv në ligjërata dhe ushtrime. Unë dhe të gjithë ne, e dimë se stafi akademikë është për studentë.

 Nëse numri i tyre ka rënë, atëherë unë besoj se duhet të jemi të kujdesshëm në propozimet e konkursit.

Shumë besoj se,  posa të kryhet pandemia, hartat akademike do të jenë më të qarta. Ndërsa, sa i përket qeverisë, e di se ndokush do të thotë jo se, UP është e pavarur.

Mendoj se, UP dhe të gjitha universitet tjera publike i ka formuar kuvendi i Kosovës, prandaj edhe i përgjigjen qeverisë. Thjeshtë, parashtrohet pyetja pse atëherë MASHT dërgon njerëzit e vet në KD të universiteteve.

Dhe ajo në çfarë fort besoj, qeveria e re duhet që qytetarëve të Kosovës të ju tregoj se ka donë ta orientoj zhvillimin dhe arsimin e vendit.

Mbi këtë bazë Universiteti i Prishtinës dhe universitet tjera publike duhet të ndërtojnë konkurset.

Madje, unë mendoj se qeveria në ardhje duhet të ju ndihmoj universiteteve publike për të ndërtuar dhe respektuar korniza të arsyeshme për zgjedhje të stafit të rregullt akademikë.

Korniza e quajtur rregullore e që duhet të jetë derivat i Statutit nuk mundet të ndryshoj prej një universiteti në universitetin tjetër ose prej një udhëheqje në udhëheqjen tjetër.

Përfundimisht, duke pas parasysh atë që e shtjellova më lartë, unë mendoj se në këtë konkurs të UP- së duhet të shkohet vetëm me pozitat e domosdoshme në kuptim juridikë.

Kështu, rektori dhe senati do ta menaxhonte  më lehtë procesin e konkursit. Në të kundërtën, në këtë kohë mjegullie mund të kemi situata të paqarta.  

Për shembull, ja një situatë hipotetike, çka do të ndodhte sikur pas një viti ngarkesa e një stafi të ri akademikë do të përgjysmohej? Kot pyes.

Në një teren tjetër, pra në kushte më normale, me parametra më të njohur as që do të duhej të bisedohej konkursi.

Kështu mendoj unë. Se a kam të drejtë apo jo, këtë do ta tregoj koha.  Besoj se, këtu do të jemi dhe do ta kemi guximin së pari njerëzor e më pas intelektual ta shohim njëri tjetri në sy dhe të diskutojmë pa hipoteka. Shëndet për të gjithë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)