12 Tetor 2024

Kush na pruni “ujkun” në torishtë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Personalisht pajtohem kur thuhet: “amerikanët edhe kur e kanë keq, duhet me thenë e kane mire…”, por belan me Veriun e disa eksponentë nacionaliste serb të Kosovës, në veçanti pas vitit 2014 pikërisht janë amerikanët që koontribuan me se shumti, me pajtimin e udhëqësve të Kosovës, qe ia plotsuan kërkesen Vuqiqit dhe ja ku jemi tash?!

Eleminuan një strukturë të serbëve te Kosovës që njihnin realitetin e krijuar në Kosovë atë kohë, dhe na instaluan një subjekt fantom e kriminal siç është “Srpska”!

 Pse?

Kam pasur rastin te bisedoj me palet e involvuara ate kohe dhe pergjegjia gjithnje ka qene kjo : Ish koordinatori qe mbante kontakte me serbet e moderuar thoshte se kete po kerkojne te huajt, me theks amerikanet, kurse koordinatori i ri qe ishte caktuar ti zhvilloj bisedimet thoshte  se kete po kerkonte shefi i tij , qe te angazhohet ne kete drejtim !

 Jo qe jam ndonje i menqur, por i pata thene se ky eshte gabim qe do na kushtoj, por kush po te pyet, dhe ja ku jemi sot!

 Nuk paguajnë as rrymë, as uj, marrin paga të majme nga buxheti ynë, shfrytzojnë veturat e derivate per te shkuar edhe ne Serbi edhe mbushje telefoni, nuk njohin Qeverine tonë por thone haptas:” njohim vetem Qeverine e Serbise dhe Vuqiqin president…” ..!

Dhe ja kjo eshte politika jone e deritanishme, karshi veriut dhe integrimit te serbeve si aset dhe begati per multietnicitet, zhvillim dhe rahati ..!!!

Kush e pruni “ujkun” ne torisht?! Folni “patriota” disa qe mbani pozita në parti, Kuvend e instituciine ..! Bile te dihet e vërteta!

  A do lejonte ndonjë shtet i konsoliduar në botë një maskaradë të ketillë?

 Po, pajtohem, me keqardhje e them,jemi larg nje shteti te mirefillt, kuptohet edhe me keta zhvatesa te buxhetit qe per rroga e interesa personale shkerdhejne çdo gjë.

PS. (kërkoj falje për fjalorin, por kjo është gjuha qe kuptojnë këta shkerdhata)!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)