06 Dhjetor 2024

Kur poetja është vetvetja në rrugëtimin poetik

Shkruar nga Ahmet Pllana

Doli nga shtypi libri me poezi me titull “Ngadhënjim dashurie” i poetes nga Korça, Shqiponja Panajoti.

Poetja Panajoti në krijimtarinë e saj poetike e zë hapin e kohës dhe përpiqet që të krijojë poezi moderne.

Ajo edhe ia arrin qëllimit, sepse është kreative dhe këmbëngulëse në qëllimet e saj, në perfeksionimin e rrugës poetike të nisur kaherë.

Pas librit të parë të botuar  me poezi me titull “Fjalë Zemre” e botuar në vitin 2017, poetja Panajoti pas tre vjetësh del me librin e dytë me poezi me titull “Jam Shqiponjë” në vitin 2020.

Ajo arriti që pas librit të dytë pas dy vjetësh, pra në këtë vit (2022) të botojë librin e tretë me radhë me poezi me titull “Ngadhënjim Dashurie”, redaktore dhe recensente e të cilit është poetja Emrije Krosi, kurse lektor Ahmet Pllana.

Në librin e tretë vërehet arritshmëria e artit poetik dhe rrugëtimi në këtë drejtim drejt një niveli më të lartë të artit.

Sidomos këtë e arrin me poezitë e dashurisë që kryesisht e përbëjnë këtë libër, i cili edhe e mbanë titullin “Ngadhënjim Dashurie”, i cili libër ka mjaft poezi të bukura dhe fatmirësisht e pa dritën.

Poetja pos poezive të dashurisë dhe poezive të përkushtimit, i kushton poezi bashkëudhëtarit të jetës, Piros, por edhe dashurisë njerëzore që e përshkon imagjinata dhe syçeltësia poetike e fokusuar në art, përmbajtje, ritëm dhe muzikalitet.

Ja sa bukur e shpreh dashurinë poetja përmes poezisë.

Imazhi yt vjen n’shtratin tim,
si një rreze hëne,
më përkëdhel,
jetoj me ëndrrat e tua…!

Ose edhe në vargjet tjera:
Kur n’ëndrrat e mia vjen ti,
I bashkoj lumenjtë,
detet e malet, rrugët i shkurtoj,
vetëm pak kohë të jem pranë teje,
dhe natën do ta bëj ditë!

Poetja Panajoti shkruan bukur, me stilizim dhe mundohet t’u ikë shablloneve e sidomos përngjasjes së prozës. Megjithatë, akoma mbetet për t’u dëshiruar ikja nga ky shabllonizim.

Sido që të jetë Panajoti ka imagjinatë dhe dell poetik, meqë e don poezinë me synim që të arrijë të dëshiruarën e saj në këtë lloj të artit.

Ajo angazhohet në pozitivitet dhe kreativitet për jetësimin e ëndërrave sublime imagjinare dhe sensibilizimin e lexuesve për jetë më të mirë dhe qasje të drejtë mbi jetën, me dashuri në radhë të parë ndaj familjes, fqinjve, miqve dhe të tjerëve.

Pra, poetja përmes dashurisë njerëzore jep mesazhe për ta dashur njëri tjetrin, sepse vetëm kështu arrihen sukseset në jetë.

Poetes Shqiponja Panajoti i urojmë rrugëtim të mbarë në krijimtarinë letrare, duke arrirë suksese të mëtejme me botimin e librave të rinj.                                    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)