22 Mars 2023

Edukata dhe Arsimi në kaos

Shkruar nga Besim Xani

Pasi ky shkrim eseistik është botuar në disa media prapë e pashë të udhes të shtoj edhe diçka dhe të ribotoj edhe një herë, i revoltuar shumë ngase ne shqiptarët lirinë e keqkuptuam.

Kjo liri po na qon drejt anarkisë, çka do të ishte tragjike për shtetin tonë ku jo edukata është bërë modë kurse edukata turp.

Ne kështu e shohim qytetarin sa ma banal aq më i qytetëruar, çka nuk duhet të jetë kështu ngase qytetërimi matet me të lexuarit e librave.

Fatkeqësisht me keqardhje duhet ta konstatoj që as 5% nuk mund t'i gjesh adhurues të librit.

Jam shokuar kur kam kuptuar se në Universitetin e Prishtinës që dikur ishte krenaria e Kosovës kishte dikun afër 7000 student ku përpara numëronte deri në 30.000.

Tani rreth 23.000 studentë të tjerë nuk janë të interesuar të marrin dije, por të blejnë diploma nëpër kolegje private.

Kjo është Kosova jonë. Kështu përgatiten rinia jonë për treg me diplomen në gjep e pa asnjë dituri.

Ne duhet të jemi auto kritik e jo të lavdërohemi sepse lavdata për një komb thotë Ismail Kadare është fatale.

Ndërsa vetëm ato kombe që guxojnë të kritikojnë vetëveten kanë ecur perpara thotë shkrimtari më i madh i shekullit 20 botërori ynë Ismail Kadare.

/Autori është profesor i diplomiar i filozofisë dhe sociologjisë/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)