22 Mars 2023

Big Brother Vip Kosova një pasqyrë emancipimi kuluror, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Shkruar nga Fadil Maloku

(Analizë sociologjike)

1. Në Shqipëri dhe Kosovë mos gabofsha “testimi” dhe gatishmëria për një Big Brother made in Albania, u promovua pas luftës së ndodhur.

Ky Big Brothet VIPAlbania, ku kamerat bëjnē punën e “syrit” të Big Brother-sit shqiptar dhe që bëjnë përpjekje të shfaqin përmbajtje në kohë reale, që do të thotë se nëse shikoni një bisedë “banorësh”, për shembull në dhomën e ndenjes, pashmangshmërisht ju mungon biseda e disa “banorëve” të tjerë psh.në tarracë, kuzhinë apo në nē hapsirën e ndejës kolektive.

Prandaj, është e qartë se edhe shikimi i këtyre “situatava” sado interesante që duken pēr Big brother-sin, shikuesit nuk i japin një pamje të plotë të shfaqjeve, bisedave, po edhe heshtjeve e fatpajtimit në shtëpinē e banorëve.

Sepse, ato janë të fokusuara deri diku vetëm në situata të përzgjedhur nga “syri” Big Brother-sit dhe sosh që gjykohen poashtu nga ky “sy” si mëmë “interesante” e më atraktive për publikun milionsh shqipfolës edhe pse ato janë shumë më pak të strukturuara sesa shfaqjet e përditshme.

2. BBVIP Kosova, i paramenduar edhe si një gamedok (një kombinim i fjalëve lojë dhe dokumentar), nē “sytē” e publikut dhe sidomos ato të ekspertëve mediatik, është më shumë një përzierje e një shfaqje lojërash, se sa ndonjē “episod vëzhgimi” social.

Që në nënkupton se rrëfimet personale e ato interpersonale tē “banorëve” përveç përmbajtjes së narracionit përshkruajnë dhe përmbajnë edhe situata emocionale, situata abuzive ca sosh edhe bulizuese (sidomos, situata kur personazhet e bulizuara kur futen ne deliriumin e tregimit pēr pēr ojën e tyre personale, apo ate nē vetën e tretē…!) Situata që dosido ilustrojnë edhe gjendje të performancës së tyre specifike gjinore.

Ku të njejtit, dinë të përballen me situata të atilla sociale, ku “banorët” e Shtëpisë strukturojnë si përvojën ashtu edhe ndërveprimin e tyre me të tjerët. Strategjitë e “menaxhimit të përshtypjeve” personale, nga ana e “banorëve” duket që rastin e Big Brosher VIP Kosova, ende mbetën në fazën e projektimeve ideore, ngase, midis personazheve me pretendime karizmatike, nuk kemi pa situata: acaruese (për të mbrojtur qëndrimet dhe bindjet vetanake), argumentuese (narracione me përmbajtje), jofolklorike (pa improvizime)., etj.

3. Një defekt më shumë sociologjik se sa psikologjik që sigurisht mund t’u referohej sjelljeve dhe veprimeve tē përditshme të banorëve në shtëpi, qēndron në udhëheqjen e tyre përmes kornizës së ashtuquajturës “vetëdije të dyfishtë” (dmth. negociata të vazhdueshme midis modeleve të tyre të realizuara, potenciale dhe atyre ideale të veprimit), apo siç do shprehej Klod Levi Straus, nga modeli i “sjelljes reale dhe asaj të të paramenduar”.

Natyrisht, situatat dhe gjendjet e “menaxhimit të përshtypjeve”, të ca “banorëve” duken shumē artificiale, shumē improvizuese, pra, jo atraktive jo joshëse e për të mos thënë edhe banale! Strategjia “e brendshme” e Xhulit psh. ka krijuar atë “distancën” e duhur aktive sociologjike mbi “banorët”tjerë. Ajo me performansën e saj argetuese, të këndimit, e aktrimit spontan ështē duke i lënë nën hije të tjerët.

Ajo ka emocione ( e prekin situata të dhimbshme, e gëzojnë gjendjet e njerzeve të lumtur), ka zë (këndon pothuajse gjitha këngët e të tjerëve), ka fansa fanatika, synon pika të larta realizimi (ambicjen dhe talentin e ka fut në funksion të qëllimit për të fituar trofeun e këtij spektakli socia.

Edhe Vedati, (anipse ndoshta ēshtë pak heret) për mendimin tim po edhe të publikut të gjerë (që e “armatosi” me sigurinë e qëndrimit të tij të padiskutueshëm në shtëpi), është ai “banori” momental që mund të hyj në rrethin e ngushtë të fituesve potencial.

Kuptohet që shanset janë jo për të gjithë. Dilema kryesore sillet rreth asaj se nëse ky megashow është pasqyrë e thjesht emancipimi, apo është bërë një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!Si përfundim; Big brother si një lloj turmizimi i pseudokultures dhe si një megaprodukt u servohet turmave inerte, pra, shtresave margjinale të shoqërisē, të cilat duke qenē të privuara prej dinamikës dhe angazhimit në çfardo pune apo aktiviteti vullnetar social, janë të “detyruara” ta “prangosin” vetën dhe subkulturën e tyre socioekonomike, me “ikjen” apo “arratisjen” e personazheve nga jeta reale.

Pra kemi të bëjmë me një tendencë të shpërlarjes së trurit, përmes copëzave të devijuara kulturore dhe imagjinatës sociologjike! Sepse, njerëzit që e përcjellin apo thēnë më ndryshe janë”prangosur”rreth kanalit Big Brother VIPAlbania, apo atij Big Brother VipKosova, mund të cilësohen në një mënyrë edhe si tipa pervers.

Në kuptimin që personazhet brenda spektaklit, “ushtrojnē”, “promovojnë”, “aktrojnë” po edhe inprovizojnë role e situata të (pa)mundshme e hipotetike, vetëm e vetëm që sjelljet, veprimet apo qasjet e tyre, brenda shtepive të Big brother-sav, të sjellin kënaqësi shikuesëve të”prangosur” dhe tejet tē frustruar me ambientin dhe jetën e tyre reale…

Ashtu që dilema se; nëse, Big Brother VIP KOSOVA ishte një pasqyrë emancipimi, apo një “tabelë qitëse” publike e përgojimeve dhe thashethemeve, mbeti njē enigmē sociale…

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)