23 Dhjetor 2024

Bienalja e arkitekturës në Venedik dhe pjesëmarrja e Kosovës

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli


Nuk besoj që ka ndonjë dashamir të artit dhe arkitekturës i cili do të kundërshtonte pjesëmarrjen e Kosovës për herë të pare në një manifestim të rëndësishëm ndërkombëtar si është Bienalja e arkitekturës në Venedik.

Ajo mbahet nga viti 1968 gjegjësisht1980,kur filloi të mbahet zyrtarisht ekspozita e arkitekturës,por qasja ndaj kësaj ndodhie sipas pikëpamjeve të mija profesionale ishte tërësisht e gabuar,ketë e tregon realiteti i jetës në Kosovën e pas luftës.

Edhe David Chipperfield,drejtues i ekspozitës së 13-të ndërkombëtare të arkitekturës,që filloi me 29 gusht,e titulluar “Hapësira e përbashkët”(“common ground”),e ka shpjeguar shumë bukur ketë problematik.

Sipas tij këto hapësira janë të domosdoshme për të funksionuar një shoqëri në bashkëveprim të shoqërores dhe privates,ku rroli i arkitekturës është parësor me  potencialin e jashtëzakonshëm në procesin të saj kolektiv.

Lexova diku në shtypin kosovar se “Kaosi kosovar prezantohet në Venedik” shpresova që sado pak do të informohet opinioni artdashës ndërkombëtar me atë,
se çka është duke ndodhur në vendin tim. Kuratori dhe këshilltari special i pavijonit të Kosovës u prezantuan me ekspozitën “The Filigree maker”( Krijuesi i filigranit ),duke e kamufluar me atë që pavijoni të jetë interaktiv dhe në një mënyrë të ftoj vizitorët të jenë pjesë e ndryshimeve pozitive në arkitekturën dhe urbanizmin e Kosovës.

Tendencat e tyre ishin që ato foto të krijojnë një pasqyrë për arkitekturën dhe urbanizmin në Kosove,me anën e shprehjes së disa emocioneve,që nuk kanë sens profesional.

Se si ky naivitet i tyre ishte jo serioz e tregon realiteti kosovar posaçërisht në vitet e pas luftës. Nuk prezantohet kjo problematik me “ftesa” shterpe,por me tregimin real të gjithë asaj çka po ngjet në këto hapësira.

Një qasje e tillë denigruese ndaj problemeve urbane dhe arkitektonike është ofenduese për të gjithë intelektualët e paktë që kanë mbetur në Kosovën e pas luftës.
   

Të kamuflohet ky realitet duke e mashtruar,së pari vet veten e pastaj të huajt,të cilët janë prezent në Kosovë dhe janë duke e vërejtur realitetin e hidhët kosovar,se si po trajtohet hapësira,urbanizmi dhe arkitektura të ne,nuk ka kuptim.

E mu ketë tentuan qeveritarët tanë që me shpenzime të konsiderueshme të dërgojnë një “delegacion”në Venedik për një ekskursion,ku dyshimet për dukurin e provincializmit të klanizmit dhe familjarizimit janë të dukshme,nëse analizohen emrat e 23 profesionistëve,dhe dy kompanive private prezentë në bienale. Për kompaninë 4M-GROUPS kam njohuri elementare.

Ajo në vitin 2005 nga Londra ku punuar një “plan rregullues”në Prishtinë,i cili kurrë nuk është realizuar pasi ishte i huaj,i pa realizueshëm sikur të gjitha dokumentet tjera urbanistike në Prishtinë e pas luftës.

Më duhet të potencoi vetëm disa lloje të objekteve që organizatorëve kosovar fare nuk iu kanë bërë përshtypje të përfshihen në prezantim. Për të gjitha ato objekte të cilat janë prezantuar me fotografi,për çudi kërkohet nga vizitorët apo në formë interaktive të propozojnë edhe objekte tjera,thua së janë këto lojëra të fëmijëve “cici mici” e jo prezantime serioze në një forum të rëndësishëm profesional ndërkombëtar.

·    Kulla-si element i arkitekturës origjinale shqiptare është prezantuar në mënyrë simbolike vetëm me dy objekte individuale në zonat urbane (Gjakovë dhe Pejë),duke apstrahuar komplekset e banimit në zonat rurale (fshatra),që njëherit ishin edhe fortifikata për tu mbrojtur nga “keqëbërësit”, ishin të papushtueshme me shekuj në tërë Kosovën. Kjo posaçërisht vlen për rrafshin e Dukagjinit,ku kullat janë identifikuar me ngjarjet ma të ndritshme të popullit shqiptar.

·    Mbindërtimet – ishin faza e parë e jo ligjshmërisë pas luftës,fare nuk ekzistojnë sipas prezantimit në bienalen e Venedikut !,në një mënyrë legalizohen nga ata pasi askund nuk paraqesin “problem”. Ku është ana njerëzore,humane,sociale që janë lejuar këto ndërtime,në Prishtinë nuk ka rëndësi,kjo ka ndodhur para 13 viteve !.

·    Ndërtimet ilegale në Kosovë-askund nuk përmenden thua se Kosova është një “kopsht me lule”si dikur Shqipëria e Enver Hoxhës !. Mu këto ndërtime mundësuan krijimin e para kushteve ku gati asgjë nuk funksionon në aspektin urban dhe arkitektonik. Sot e kemi situatën brengosëse ku planet urbane fare nuk respektohen,ku edhe ndërtimet me leje pengojnë,ku ligjet e ndërtimit nuk përfillen. Kualiteti i jetës urbane në Kosovë është tmerrësisht i varfër,kjo askënd nuk e brengos,as kuratorin as këshilltarin special të Kosovës në bienalen e Venedikut (z.Përparim Rama dhe z. Winy Maas).

Nuk jam ne dijeni se  ndonjëri pjesëmarrës nga Kosova,deri me tani,a ka paraqitur ndonjë punim shkencor,apo kumtesë,lidhur me temën kryesore të bienales “Hapësirat e përbashkëta”, apo ishin atje vetëm si turist.

Mendoj së një trajtim profesional i këtyre hapësirave të përbashkëta nga aspekti urban dhe arkitektonik do të kishte zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve tjerë,pasi ajo se çka është duke ndodhur në Kosovën e pas luftës kërkon hulumtime dhe studime serioze,pasi raste të tilla nuk ka askund në botën e civilizuar, posaçërisht keqpërdorimet me hapësirat e përbashkëte të cilat po uzurpohen, tjetërsohen me të madhe në të gjitha vendbanimet e Kosovës ,pasi në princip kanë qenë toka publike.

Në bienale kjo temë komplekse do të elaborohet në shumë aspekte shoqërore,sociale,filozofike etj,por ne do të duhej të merremi vetëm me aspektin elementar funksional pasi ka pasur shumë abuzime evidente në vitet e pas luftës.

Edhe dy fjalë për Ministrinë e kulturës,ata duhet kuptuar një herë e përgjithmonë, se nuk harxhohen parat publike sipas tekave provincial,të ndërlidhura me dyshime për klanizëm dhe familjarizim.

Pjesëmarrja në ekspozitën e arkitekturës në Venedik qëllim duhet të kishte njoftimin e botës arkitektonike me të arriturat e Kosovës në arkitekturën bashkëkohore,e çka i ofruam ne botës,vetëm disa imazhe-foto amatoreske,në stilin klasik të “guidave turistike” dhe asgjë tjetër,duke u munduar të fshehim pa sukses realitetin tonë dhe identitetin tonë autokton arkitektonik dhe  urban.

Për një ngjarje të tillë do të duheshin përgatitje gjithëpërfshirëse,ku vendin dominantë duhej ta kishte Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH),e cila është kompetente me i përcjell të gjitha zhvillimet Hapësinore,Urbane dhe Arkitektonike në Kosovë.

Jam i vetëdijshëm se arkitektura nuk mundet të krijohet me ligje dhe akte nën-ligjore,por edhe jo të kemi këso prezantime formale në arenën ndërkombëtare,  ashtu si kemi vepruar ketë herë.

Pjesëmarrësit tjerë përgatiten seriozisht për këto raste,mundemi edhe ne pasi kemi kapacitet profesionale,e jo të jemi vetëm temë e përqeshjeve abuzive si zakonisht.

Ministria e kulturës edhe trembëdhjetë vite pas luftës i trajton problemet e trashëgimisë kulturore,që janë në kompetencën e saj,në mënyrën e vet specifike,dhe lejon “ekskursione” të tilla që nuk shkojnë në favor të shoqërisë kosovare.
                                                                 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)