28 Mars 2024

Warner Bros anulon 3D për Harry Potter

Hollywood, 9 tetor - Warner Bros “zhgënjeu” fansat e “Harry Poter” teksa njoftoi se seria e fundit e sagës, “Harry Potter and dhe Deathly Hallows 1” nuk do të dalë në formatin 3D.

Kompania sqaroi anulimin me justifikimin se nuk mund të përgatisë dot filmin për premierën e tij më datë 19 nëntor në Britani dhe SHBA.

Ndaj, sqaron më tej Warner Bros për të mos vonuar daljen në publik në formatin 2D të serisë së re të filmit, kompania tërhiqet nga projekti për daljen e filmit në 3D.

Kompania garantoi të gjithë fansat e filmit se pjesa e dytë,  “Harry Potter and dhe Deathly Hallows 2”, e cila do të shfaqet për herë të parë më 15 korrrik të 2011 do të dalë njëkohësisht si në formatin 2D ashtu edhe në atë 3D.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)