02 Prill 2023

USAID u ndan mirënjohje 60 praktikantëve të programit 'U Takon të Rinjve'

Prishtinë, 28 shkurt - Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Zyrës për Rritje Ekonomike pranë USAID-it Metju Kulinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale Carrie Hessler Radelet, do të flasë në ngjarjen ku do t'u shprehet mirënjohje 60 praktikantëve dhe 40 organizatave nikoqire si pjesë e programit të praktikës profesionale të lehtësuar nga aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth).  

Gjatë një periudhe dyvjeçare, 65 të rinj përfituan nga programi inovativ i praktikës profesionale i aktivitetit të USAID-it U Takon të Rinjve me organizata nikoqire nga sektori privat dhe publik.

Gjatë vitit 2023, U Takon të Rinjve do të vendosë 40 praktikantë shtesë.

Në ngjarjen e mësipërme do të marrin pjesë udhëheqës lokalë dhe panelistë nga shoqëria civile, sektori publik dhe bota afariste, të cilët do të diskutojnë dhe eksplorojnë lidhur me rëndësinë e programeve të mirëdizajnuara dhe mbështetura të praktikës profesionale për zhvillimin e të rinjve, komuniteteve, fuqisë punëtore dhe një ekonomie konkurente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)