01 Prill 2023

U promovua romani “Dardani” i autorit Dominik Pllashniku

Prishtinë, 20 janar - Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të premtën u mbajt promovimi i librit, përkatësisht i romanit me titull “Dardani” i autorit të ri Dominik Pllashniku nga Prishtina i lindur në Prishtinë më 20 nentor 2002.

Pra, autori i romanit “Dardani”, është i lindur pas luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 i ka vetëm 21 vjet, por me zgjuarësinë e tij dhe talentin për të shkruar, ia ka arritur qëllimit dhe e ka shkruar romanin voluminoz prej 242 faqeve, i cili mbase do të zgjojë interesim dhe kurreshtje tek lexuesit për ta lexuar.

Dominiku tani është student i vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Për librin foli Fehmi Ajvazi, redaktor i librit, i cili tha se e ka befasuar autori i ri me moshë se e ka shkruar një roman kaq voluminoz dhe madje të shkruar bukur artistikisht dhe me përmbajtje mjaft interesante, me përplot imagjinatë kreative.

Pastaj për librin foli kritiku letrar, Prend Buzhala. Ai theksoi se romani “Dardani” ka një simbolikë për paqen, dashurinë njerëzore dhe familjen si celulë e shoqërisë prej ku fillon edukata, kultura dhe civilizimi njerëzor.

Për librin Venera Alshiqi nga Shtëpia Botuese “Lena Grafik” tha se ndjehet e lumtur që në mesin e shkrimtarëve të afirmuar ka edhe autorë të rinj, siç është Dominik Pllashniku. Ajo autorit të romanit ia dhuroi një Mirënjohje nga SHB “Lena Grafik”.

Në fund foli edhe autori i romanit Pllashniku, i cili tha se është mëkat që të mbetet letra e bardhë, andaj në të duhet të shkruhet sa herë që të bjen ndërmend ndonjë gjë interesante dhe që ia vlen për t’u shkruar. Ky është romani im i pare, por nuk do të jetë i fundit, tha autori Pllashniku. Në fund, për të pranishmit pati një koktej rasti në shenjë falënderimi për pjesëmarrësit në promovimin e romanit.     

Shkruan Ahmet Pllana     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)