29 Maj 2023

U promovua libri “Akullorja në shi” e Bedrie Bajokut

Prishtinë, 25 prill - Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u mbajt promovimi i librit me poezi me titull “Akullorja në shi” e autores Bedrie Bajoku.

Autorja është  profesoreshë në Podujevë. Në promovim morën pojesë një numër i konsiderueshëm i të interesuarëve, krijues, dashamirë të artit letrar, miq dhe familjarë të autores. Ky është libri i tretë i botuar i autores.

Për librin folën Fatmir Halimi, drejtor i Shtëpisë Botuese “ProkultPress”, i cili shpjegoi për punët përgatitore rreth librit, ndërsa për librin foli Ahmet Pllana, recensues, i cili tha se libri ka poezi të mira dhe ia vlen që të lexohen.

Autorja e librit, Bedrie Bajoku i falënderoi të gjithë që u angazhuan në botimin e librit. Sipas titullit të librit, lexuesi e kupton se bëhet fjalë për libër me poezi për fëmijë, por në realitet janë poezi për të rritur. Ky event kulturor u mirëprit nga pjesëmarrësit.

/A.Pllana/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)