26 Shkurt 2024

Sting kërkon 'legalizimin e marihuanës'

SHBA, 3 prill - Legjenda e muzikës, Sting, ka kërkuar nga autoritetet amerikane të legalizojnë marihuanën.

Këngëtari thotë se SHBA-të kanë nevojë t'i japin një drejtim tjetër parave që i harxhojnë të burgosurit për drogë dhe t'i shfrytëzojnë ato për raste më emergjente siç janë varfëria dhe ngrohja globale.

"Lufta ndaj drogës ka dështuar - por është më keq se kaq. Kjo në mënyrë aktive e dëmton shoqërinë tonë. Krimi i dhunshëm po lulëzon nën hije. Njerëzit të cilët vërtet kanë nevojë për ndihmë, nuk mund ta marrin atë. As njerëzit që kanë nevojë për marihuanë mjekësore nuk mund t'i trajtojnë sëmundjet e tyre", ka thënë Sting.

Por lideri i grupit Police është kritikuar nga aktivistët anti-drogë, të cilët kanë thënë se ai duhet të fokusohet në muzikë dhe të mos merret me gjërat që nuk i kupton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)