29 Maj 2023

Rinor Kastrati, në bashkëpunim me B1uan dhe Oster publikon këngën "Falling"

Prishtinë, 15 prill - Karakteristikë e realizimit të këngës më të re të DJ dhe Producentit nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, Rinor Kastrati, të quajtur "Falling", është se, përveç që ka bashkëpunuar me dyshen më dinamike, me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, në këtë këngë ka bërë ndërthurjen e muzikës Afro-House dhe Deep House dhe këndohet në dy gjuhë, në anglisht dhe frëngjisht.

Përmbajtja e "Falling" është që të dëgjuesit do të sjellë ngrohtësinë, plazhet me diell dhe vendet më atraktive për të rinjtë, udhëtime emocionale, dashuri, romancë, etj.

Sipas konceptit dhe ritmit të parezistueshëm, “Falling” nuk është vetëm një këngë dashurie, ajo është  himni i pistës së vallëzimit, që rininë e mban gjallë gjatë gjithë kohës.

 Vlen të theksohet se pas një pauze dyvjeçare, Rinori është rikthyer me këngën në fjalë "Falling" dhe ka premtuar se nuk do të ndalet më.

"Falling" - një këngë që nuk duhet ta humbësh, dhe mund ta shkarkoni këtu:

 

https://www.youtube.com/watch?v=7jCrRCX0XDM

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)