29 Maj 2023

MKRS prezanton Strategjinë Shtetërore për Rini

Prishtinë, 16 maj -  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të bëj sot prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, si dhe partnerë tjerë ndërinstitucional të sektorit të rinisë.

Strategjia ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 - 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha palët e interest si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar.

Strategjia gjithashtu synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.

Kjo politikë rinore fillon me përcaktim të hollësishëm të situatës së rinisë kosovare që nga prezantimi i qëndrimit të të rinjve në “thirrjen për të bërë ndryshime”, duke përfshirë rritjen e pjesëmarrjes në vendim marrje dhe në jetën publike, pjesëmarrjen në edukimin jo formal dhe informal, në punësueshmëri, edukim dhe promovim shëndetësor, në kulturë, sport dhe rekreacion.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)