28 Mars 2024

Manifesta 14 Prishtina prezanton Guidat e Ndërmjetësuara

Prishtinë, 2 qershor - Manifesta 14 do të hapë dyert e saj për publikun me 22 korrik 2022 dhe momentalisht po i bën përgatitjet finale në 25 lokacionet dhe hapësirat nëpër Prishtinë, që gjithçka të jetë gati për programin 100 ditor.

Derisa kanë mbetur edhe shtatë javë deri në hapjen e Bienales Nomade Evropiane, bienalja po lanson programin e Guidave të Ndërmjetësuara, të qasshme për rezervim nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndryshe nga modeli tradicional i turneve me guidë, Manifesta 14 Prishtina do të ofrojë guida të ndërmjetësuara për të gjithë qytetarët e interesuar. Ndërmjetësuesit e Manifesta do të ecin e do të flasin me vizitorët nëpër hapësirat ekspozuese dhe veprat e artit, njëkohësisht duke krijuar një përvojë interaktive.

Nën titullin: Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe, Manifesta 14 Prishtina merr përsipër sfidën e hulumtumit të mënyrave të reja për rrëfimtari kolektive dhe rikthimin e hapësirave publike.  

Bienalja ka krijuar pesë guida/udhë të ndryshme nëpër lokacionet ikonike që bashkojnë kësisoj tregimet që i dhanë formë Prishtinës, kujtimet e atyre që jetojnë në këtë qytet si dhe historitë që secila prej ndërhyrjeve artistike dhe urbane të Manifesta 14 dëshiron t`i zgjerojë, prekë dhe përbrendësojë.

Secili udhëtim zgjatë 90 minuta dhe përfshin tregimin e historive nga ndërmjetësuesit e Manifesta 14, duke eksploruar se si veprat e artit mund të transformojnë përvojën tonë të përbashkët dhe se si mund ta parashikojnë hapësirën publike dhe të ardhmen e Prishtinës. Si një veçanti e Manifesta 14, këto udhëtime/turne janë falas për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa lokacionet janë: Grand Hotel Prishtina, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ish-Shtëpia e Mallrave Gërmia, Muzeu i Kosovës, dhe shumë  lokacione tjera. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)