01 Prill 2023

Magbule Hyseni nderohet me çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze

Prishtinë, 18 janar - Ambasada e Francës në Kosovë organizon sot ceremoninë e dorëzimit të çmimit për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze "Liri, Barazi, Vëllazëri".

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot do t'ia dorëzojë zyrtarisht këtë çmim znj Magbule Hyseni, drejtore e OJQ-së EcoKosWomen.

Komisioni Kombëtar Konsultativ për të Drejtat e Njeriut në Francë ka ndarë këtë çmim për Magbule Hysenin si një mirënjohje për projektin EcoKosWomen në favor të qasjes së grave në mbrojtjen menstruale dhe më gjerësisht në favor të të drejtave të barabarta midis grave dhe burrave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)