26 Mars 2023

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar "Esat Mekuli"

Prishtinë, 17 dhjetor - Sot në Biblotekën Kombëtare "Pjeter Bogdani", Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) mban takimin letrar "Esat Mekuli".  

Takimi hapet me ekspozita personale e artistit Leart Hyseni, për të vazhduar me pas me vepren letrare dhe publicistike te shkrimtarit Abdyl Kadolli, dhe përurimin e disa veprave letrare.

Gjatë këtij takimi dorëzohen çmimet letrare të “Drinit poetik”: “Metafora I, II, III” dhe shpallen fituesit e çmimeve letrare “Bardi I, II, III” dhe “Piktura e bukur”.

Po ashtu do të dorëzohet çmimi "Esad Mekuli" i LSHK-së për krijimtari të përgjithshme letrare të shkrimtarit, Prof. dr. Nuhi Vinca.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)