19 Prill 2024

Lidhja e Shkrimtarëve mban akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”

Prishtinë, 5 mars - Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vazhdimisht në forma të ndryshme ka shënuar luftën heroike të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse tashmë në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe të “Epopesë së UÇK-së” përvjet organizohet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë”, një manifestim tradicional mu në fillimin e luftës së lavdishme të kësaj Ushtrie, më 5 mars.

Këtë herë punimet e tyre do t’i deklamojnë rreth 50 poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të tjerë, ndërsa juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”.

Akademia letrare-artistike ”Ora e Lirisë” mbahet sot në lokalet e LSHK-së - Mahalla e Muhaxherëve.

Disa nga poezitë e paraqitura botohen në revistën letrare “Metafora” të LSHK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)