29 Maj 2023

Kosova Tango organizon për herë të parë Maratonën e vogël në Gjakovë

Gjakovë, 20 maj - Kosova Tango organizon për herë të parë Maratonën e vogël në Gjakovë  ku do të luajnë dhe orkestra Pirolo dhe do të vallëzojnë shumë pjesëmarrës të vendeve të ndryshme.  

Me këtë ngjarje, një ekip i vogël entuziastësh gjermano-kosovarë deshiron ta sjell “mbretin e të gjitha vallëve” - tangon argjentinase në Gjakovë. Katër ditë plot muzikë, vallëzim dhe pasion në pranverë.

Ata kanë ftuar vallëtar të tango, DJ të njohur të tangos dhe instruktor të tangos nga e gjithë Evropa për të festuar një maratonë të vogël, por të shkëlqyer ndërkombëtarisht këtu në Gjakovë.

Për katër ditë, ka gjithsej shtatë ngjarje - të ashtuquajturat milonga – në ambiente të brendshme dhe jashtëme.

Në punëtoritë, vallëtaret e të gjitha niveleve mund të mësojnë nga instruktoret me përvojë shumëvjeçare.  

Sot në sallën madhe të Hotel Pashtriku, orkestra e vetme tango në Kosovë, Orkestra Tango Pirolo Kosova nga Gjakova, do të luajë live për herë të parë në një milonga në vendlindjen e tyre - me një ftesë të ngrohtë për të gjithë interesuarit për të dëgjuar dhe për të përjetuar nga afër botën magjepsëse të tangos.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)