29 Maj 2023

Kori Siparantum mban me koncert në Pejë

Pejë, 20 maj - Pas suksesit të koncerteve të fundit të korit Siparantum në skena ndërkombëtare dhe në kuadër të festivalit ReMusica në Prishtinë, kori më me zë në skenën e muzikës kosovare, "Kori Siparantum", do të performojë sot në qytetin e Pejës.

Kori Siparantum do të sjellë një program tejet atraktiv, që padyshim është më i vështirë dhe më i bukur në këto gjashtë vite të ekzistencës së tij. Repertori i koncertit do të përfshijë vepra stilistike nga periudha e Renesancës deri në muzikën bashkëkohore.

Në program do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, "Hajde, Hajde", si dhe "The Elegy for the Corona Victims" e kompozitorit Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit.  

Koncerti mbështetet nga Ambasada Zvicërane në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Pejë, Alba Qeramika, Dukagjini, AFK, Avokat Virtyt Ibrahimaga, Ari Group Inc, Burri Construction, Marimangat, Kinema Jusuf Gërvalla, KultPlus dhe Zgjerohu.  

Koncerti do të mbahet sot në Kinema Jusuf Gërvalla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)