26 Shkurt 2024

Komuna e Mitrovicës përkujton aktorin Blerim Peci për 4 vjetorin e vdekjes së tij

Mitrovicë, 9 dhjetor - Me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së aktorit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës përkujton ende me dhimbje vdekjen e hershme të aktorit më të njohur mitrovicas nga kinematografia kosovare.

Aktori mitrovicas, i ndjeri Blerimi, padyshim që ka ofruar angazhim të madh në skenën e teatrit, i cili me skeqet e tij humoristike kishte bërë për vete një publik të tërë.

Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike dhe finesë në aktrimin e shumë roleve, ai do të mbetet si një trashëgimi e pasur, ku nëpërmjet interpretimit të tij si aktor janë ngritur vlera kulturore të qytetit të Mitrovicës, për çka do të çmohet çdoherë puna dhe kontributi i tij.

Blerim Peci ishte aktor i lindur më 1 gusht të vitit 1973, ai u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit 2017 pasi ka vuajtur nga një sëmundje e mëlçisë.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)