02 Prill 2023

Këngëtarja shqiptaro-nigeriano-gjermane Donna Dafi publikon klipin e ri “Çka po don?”

Prishtinë, 3 mars - Këngëtarja Donna Dafi, me prejardhje nga Peja e Kosovës, e lindur në Gjermani, ku edhe jeton, së fundi, në bashkëpunim me artistë nga të dyja shtetet si Florent Boshnjakun, shtëpinë e produksionit “Adulis Ghebreyesus”, ka realizuar klipin e ri “Çka po don?”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë, në bashkëpunim me Adulis Ghebreyesus.

Donna Dafi, në “Çka po don?”, e ka paraqitur veten si një grua të fortë e të pavarur, që merr atë që dëshiron dhe bën të vetën dhe se asgjë nuk mund ta ndalojë.

Me pamjet që i kemi në klip, Donna Dafi garanton se ka fuqinë e asaj femre që ngjitet në çdo kanal dëgjimi.

Klipin “Çka po don?” mund ta shkarkoni këtu: https://youtu.be/MnhDA8033UY

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)