23 Prill 2024

Instituti Yunus Emre nis fushatën për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Prishtinë, 27  shkurt - Qendra Kulturore Turke Instituti Yunus Emre e cila vepron në 3 qytete të Kosovës ka nisur një fushatë me temën “Art për Shprese”.

Në një komunikatë për media publikuar në faqen zyrtare te institutit thotë se nëpërmjet kësaj fushate donacionesh të quajtur "Art për Shpresë" Instituti me ndihmën e artdashësve humanitar planifikon të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve të jetesës së qytetarëve të prekura nga tërmetet në Kahramanmaraş, të cilat cilësohen si "Fatkeqësitë e Shekullit".

Në një intervistë për mediat, Koordinatori i Instituteve Yunus Emre në Kosovë, Ramazan Yılmaz tha se “Ne e dimë se ka shumë artistë kosovarë që duan të ndihmojnë sadopak viktimat e tërmetit nëpërmjet një fushate të besueshme dhe dinamike.

"Për këtë arsye, ne përmes kësaj fushate kërkojmë nga artistët tanë të na dhurojnë nga një (1) vepër të cilat do te punojnë me temën "Art për Shpresë"."

"Punimet e dhuruara duam t'ua prezantojmë biznesmenëve filantropikë që punojnë në Kosovë dhe t'i realizojmë shitjet e tyre."

"Ne synojmë që të ardhurat që do të fitohen pas shitjes t'ua shpërndajmë atyre në nevojë përmes institucioneve kompetente të Turqisë si ajo AFAD ose Gjysmëhënës së Kuqe Turke”, tha Yılmaz.

Çfarë duhet të bëni për të marrë pjesë në këtë fushatë?

Ju do të jeni regjistruar paraprakisht për fushatën duke plotësuar informacionet e kërkuara më poshtë, dhe më pas personeli përkatës nga instituti ynë do t'ju kontaktojë dhe do t'ju japë informacion të detajuar për hapat e ardhshëm.

Formularin që duhet të plotësoni për të marrë pjesë në fushatë mund të kyçeni nga ky link: https://bit.ly/3EA1TO1

Si do të shiten punimet e dhuruara?

Punimet që ju dhuroni do të shiten përmes institutit tonë dhe institucioneve me të cilat bashkëpunojmë. Shitjet do të verifikohen me faturë zyrtare. Të ardhurat do t'u shpërndahen atyre në nevojë përmes institucioneve relevante si AFAD dhe Kızılay.

Kriteret e fushatës:

1. Ju mund të merrni pjesë në fushatë vetëm me 1 punim.
2. Piktura duhet të punohet në kuadër të sloganit “Shpresa”.
3. Vepra juaj e artit duhet të punohet me bojë vaji, laps grafiti ose me bojë akrilike.
4. Madhësia e pikturës duhet të jetë së paku 50cm x 70cm.
5.

Ku duhet të dorëzohen veprat e artit?

Punimet që dëshironi të dhuroni duhet t'i dorëzoni Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Prizren ose Pejë. Pikturat e dhuruara nuk do të kthehen dhe të drejtat e përdorimit do të kalojnë te Instituti ynë përmes një deklarate të nënshkruar nga vet artisti/ja gjatë pranim dorëzimit.  Data e fundit e dorëzimit të punimeve është: 02.03.2023 - E Premte, ora 16.00
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)