26 Shkurt 2024

Hollywood, 10 meshkujt më të kërkuar

Hollywood, 10 prill - Sipas një sondazhi të kryer nga revista ’Life & Style’, aktorët Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher dhe Jamie Foxx kanë arritur që të klasifikohen në top 10 meshkujt më të kërkuar në Hollywood.

Sipas kësaj revista aktorët e lartëpërmendur kanë pësuar rënie në karierën e tyre, mirëpo prap se prap kanë arritur që të jenë ndër aktorët më të kërkuar në Hollywood.

Sipas këtij hulumtimi të kryer nga revista ’Life & Style’, edhe femrat të cilat kanë ndarë dhe po e ndajnë sërish krevatin bashkë me këta aktorë, cilësohen të kenë qenë femra me shumë fat, që të jenë pranë këtyre meshkujve.

Fjala është për Demi Moore e cila është në lidhje me Ashton Kutcher, për modelën Bar Rafaeli e cila është në lidhje me DiCapri-on si dhe fjala është edhe për Stacy Dash, e dashura e fundit e aktorit Jamie Fox.

Në këtë hulumtim të kësaj reviste ndër meshkujt të cilët cilësohen të jenë top meshkujt në Hollywood, në pozitën e katërt Matt Damon, në vendin e pestë radhitet David Spade, në të gjashtin Jamie Kennedy, në të shtatin Brian Austin Green, në pozitën e tetë ndër 10 meshkujt më të suksesshëm në Hollywood radhitet Jared Leto, në pozitën e nëntë Davit Arquette, ndërsa në pozitën e dhjetë apo të fundit radhitet Andy Dick.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)