26 Mars 2023

Hapet ekspozita “Njeri ish ma i fortë se guri”

Prishtinë, 17 dhjetor - Për vite me radhë kjo temë ka qenë tabu në shoqërinë tonë. Akoma në shumë raste vazhdon të jetë tabu.

Megjithatë më e pakta që ne mund të bëjmë për të gjitha gratë dhe burrat e përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, është që të flasim hapur me ta – jo për ta, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të ekspozitës “Njeri ish ma i fortë se guri”.

Për këtë arsye, kryeministri tha se ekspozita e organizuar në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës nga forumZFD sjell pikërisht atë që duhet.

Përmes rrëfimeve autentike, në njërën anë trajton traumën e përdhunimit, stigmën dhe margjinalizimin, e në anën tjetër shpresën, qëndrueshmërinë dhe dëshirën për jetë, theksoi ai.

Sepse vetëm duke diskutuar hapur e në mënyrë të çiltër për dy anët e medaljes, do të kemi mundësi të ndihmojmë në ri-pozicionimin e narrativës për dhunën seksuale në diskursin publik, tha kryeministri.

Ekspozita është e bazuar në rrëfimet e personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, nga libri “Unë dua të dëgjohem” të cilin Kryeministri Kurti, në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, më 19 korrik 2021, ia pat dhuruar Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ky i fundit e pat refuzuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)