25 Mars 2023

DiCaprio do t'i propozojë martesë Rafaelit

SHBA, 8 gusht - Leonardo DiCaprio thuhet se është duke planifikuar t'i propozojë martesë të dashurës së tij prej pesë vitesh, Bar Rafaeli, dhe për këtë aktori ka kërkuar ndihmën e nënës së tij.

Ylli i "Titanic", i cili është i lidhur me bukuroshen izraelite që prej pesë vitesh, thuhet të ketë kërkuar ndihmën e nënës së tij, Irmelin, për t'a ndihmuar që të zgjedhë unazën e përkryer për modelen.

"Ai përfundimisht është i gatshëm që ta përgatisë atë dhe ta bëjë zyrtare. DiCaprio u ka thënë miqve të tij të ngushtë se nëna e tij i ka ndihmuar që ta zgjedhë unazën për Bar Rafaelin", theksoi një burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)