31 Maj 2023

BE dhe Ambasada Gjermane shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Prishtinë, 13 prill - Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të shfaqin sonte në “Kino Armata” në Prishtinë filmin “Pongo is Calling”.

Në këtë ngjarje do të flasin Zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Matthias Conrad, Udhëheqësi i Seksionit te BE-së në Kosovë për Komunitete Joshumicë, Trashëgimi Fetare dhe Kulturore dhe Veri, Stefano Gnocchi, Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Gazmend Salijevic, dhe Drejtori i OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)