29 Maj 2023

Ambasada e Shqipërisë mbajti koncertin "Nostalgjia"

Obiliq, 27 prill - Ambasada e Shqipërisë  së Shqipërisë në Kosovë organizoi sot, në Prishtinë, koncertin "Nostalgjia".

Këngëtarët e mirënjohur Liljana Kondakçi, Irma Libohova, Ermira Babaliu, Luan Zhegu e Kozma Dushi sollën për publikun, këngët më të bukura të karrierës së tyre, shoqëruar nga banda e drejtuar nga i talentuari Lambert Jorganxhi.

Performanca e tyre u ndoq me shumë kënaqësi e nostalgji nga personalitete të larta, Trupi diplomatik i akredituar në Kosovë e mbi 1.000 të ftuar e artdashës, të cilët me këngë e duartrokitje, shoqëronin këngëtarët.

Shumë gjallëri e harmoni i dha koncertit, kori "Okarina", nën drejtimin e Elikona Hysaj, i cili bashkë me artistët e mirënjohur, interpretuan disa nga këngët më të bukura, kolona zanore të filmave shqiptarë.

Ky koncert përcolli emocione të veçanta si për këngëtarët që prej dekadash nuk këndonin para një publiku në Kosovë, ashtu edhe për të ftuarit, të cilët  kujtonin një pjesë të jetës së tyre, kur një këngë shqip në vitet para çlirimit, ishte një kënaqësi e ndaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)