26 Shkurt 2024

Albumet më të mira për 25 vitet e fundit

SHBA, 28 prill - Pas një hulumtimi që ishte bërë, për disa muaj me radhë, në Britani, janë publikuar titujt e albumeve më të dëgjuar, më të klikuar dhe më të mirë në 25 vitet e fundit.

Albumi “Achtung Baby”, i grupit U2, ka zënë pozitën numër një .Vendi i dytë në këtë listë të gjatë të hulumtimit i ka takuar Princ-it me albumin “Sign O’ the Times”.

Vendi i tretë ishte rezervuar për grupin The Smiths dhe albumin e tyre “ The Queen Is Dead”. Ndërkohë që, top pesëshën e plotësojnë, Nirvana me albumin “Nevermind” dhe Radiohead me albumin “OK Computer”.

Në mesin e 125 albumeve më të mira të lansuara brenda 25 viteve të fundit,pozitën e gjashtë e ka zënë albumi “It Takes a Nation of Millions to Hold Us Back”,i grupit Public Enemy, pason albumi “Appetite for Destruction” i grupit Guns N’ Roses.

Radhitet në pozitën e tetë PJ Harvey dhe albumi “Rid of Me”, e shumë të tjera albume e grupe që po ju sjellim në radhë deri në pozitën e 25-të.

9. Pavement – Slanted and Enchanted
10 Nine Inch Nails – The Downward Spiral
11 The Replacements – Tim
12 OutKast – Stankonia
13 Sonic Youth – Daydream Nation
14 Beastie Boys – Paul’s Boutique
15 Hüsker Dü – New Day Rising
16 Pixies – Doolittle
17 De La Soul – 3 Feet High and Rising
18 The Strokes – Is This It
19 Jay-Z – The Blueprint
20 My Bloody Valentine – Loveless
21 Oasis – (What’s the Story) Morning Glory?
22 Eric B. & Rakim – Paid in Full
23 Daft Punk – Discovery
24 Metallica – Master of Puppets
25 Nas- Illmatic

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)