23 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 qershor 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projekt kodin e procedurës Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për publikimin e raportit “Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë Covid-19 në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Qendra për Politika dhe Avokim bën lanësimin e raportit "Pse nuk po funksionojnë inspektimet?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT" organizon konferencë, e cila do të shtjelloj temën “Ngritja e transparencës së gjyqësorit dhe  lartësia e dënimeve për rastet e dhunës në familje”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara mbështetur nga ADA do të mbajë konferencën “Politikat miqësore për familjen dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe social“. (Hotel International Prishtina, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencë për shtyp rreth vendimit të Këshillit të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para ndërtesës së Fakultetit Filozofik në Universitet të Prishtinës, ora 10:45)

- Federata e Sporteve Universitare e Kosovës mban konferencën informuese për Kupën Botërore Universitare në Hendboll 2022. (Amfiteatrin 014, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit rom për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim mbajn dy koncerte të Moan the Guilty. (Dit' e Nat' në Prishtinë, ora 17:00) ‪

Ngjarjet e datës 21 qershor 2022

 - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, shqyrton kërkesat buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023, etj..(Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" do të organizojë konferencë, e cila do të shtjelloj temën “Dhuna Ekonomike - Privimi Socio Ekonomik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. (Selia e Akademisë, ora 10:00)

- Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe Drejtori i Pergjithshem i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës dhe raportn e Auditimit të performancës Menaxhimi i fondeve publike në Radio Televizionin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Komisionin me përfaqësues të Shoqatës Handikos për të diskutuar rëndësinë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Mocionin e dhjetë deputetëve të GP LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Në Shënim të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në nderim të viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore në fushën e muzikës. (Kino Armata, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 qershor 2022

 - Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore të OVL UÇK-së, ora 10:00)

- FactChecker Kosova përkrahur nga FLOSSK mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet Raporti i Punës së Projektit “Luftimi i Dezinformimit” rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë të mediave të regjistruara në KMSHK-ë. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 10:00)

- Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. (Hotel Garden në Prishtinë, ora 10:45)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë se Kuvendit të Republikës së Kosvës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë - Shqipëri. (Hotel Garden, ora 11:15)

- OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim organizojnë ekspozitë me piktura të artistit Veselj Saliji në Graçanicë. (Qendra për Energji Qytetare në Graqanicë, ora 12:00)

- Me pjesëmarrjen e  Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë prezantohet infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës - Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. (Hotel Garden, ora 12:20)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare si dhe konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama. (Hotel Garden, ora 12:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës do të nënshkruajn Marrëveshjen e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal në gjithë Kosovën. (Salla e konferencave të AKB-se, Lidhja e Prizrenit në Lagjen Tophane, ora 13:30)

- UBT organzon festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ora 14:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës si dhe shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 19 qershor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te busti “Heroinat”. (Busti “Heroinat”, Prishtinë, ora 8:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres në takim zyrtar homologun e saj turk, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00 - vetëm pamje)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla se bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se Jashtme, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 18 qershor 2022

- Federata e Pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me KPP Shpresa si dhe Kuvendin Komunal të Skenderajt organizojnë turneun memorial të veteranëve “Dr. Fatmir Fazlija”. (SHMU “Abedin Rexha” në Turiqec ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Z​ëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 17:30)

- Kori Siparantum mban koncertin që shënon 5 vjetorin e themelimit të korit. (Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 17 qershor 2022

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bënë prezentimin e Draft Strategjisë së Arsimit 2022-2026, ku do të marrë pjesë ministrja, Arbërie Nagavci. (Ndërtesa e MAShTI, ora 9:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung mban Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, me temën “E ardhmja e transportit“. (Hotel Garden, ora 9:15)

- Promovohet dritares së re të garancioneve bankare GROW që synon t'i mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe eficiencë të energjisë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Në ditëlindjen e profesorit, filozofit e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, Lëvizja Vetëvendosje viziton Shtëpinë Muze te Ukshin Hotit. (Shtëpia Muzee Ukshin Hoti, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 216-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:30)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Parlamentit të Kosovës, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim, diskuton për angazhim të eksperteve dhe informohet rreth materialeve ne cilësinë e provave të pranuara nga Komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Shoqata “Kosova për Sanxhakun” hap ekspozitën “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje shpalos pllakatën e Ukshin Hotit në parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. (Hapësira e Biblotekës, ora 13:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mbjell 50 fidanë për parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. (Hapësira e Biblotekës, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitet për nder të ditëlindjes së 79-të të veprimtarit të shquar, Profesor Ukshin Hoti. (Shtëpia Muze "Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, komuna e Rahovecit, ora 20:00)

- Për nder të Ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit mbahet koncert i madh artistik. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 16 qershor 2022

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci pret në takim Presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich dhe Drejtorin e EQAR-it, Colin Tück. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 9:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Ushqim dhe Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Para Qeverisë dhe para Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Deçanit organizon seancë plenare me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich dhe Drejtorin e EQAR-it, Colin Tück mbajnë konferencë për media. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë. (Salla e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës, ora 11:30)

- Bashkimi Evropian do të mbështesë shoqërinë civile dhe organizatat mediale jofitimprurëse për të rritur ndërgjegjësimin për punën e tyre. (Sheshi Zahir Pajziti, ora 13:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë nikoqire e takimeve të radhës në kuadër të projektit SEEIIST një nismë rajonale që ka për qëllim ndërtimin e një Instituti për trajtimin e kancerirt me Hedron Terapi, një metodë e re për rajonin tonë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizohet shënimi i Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 14:00)

- Komuna e Deçanit organizon ceremoninë e hapjes së Panairit Veror ''Deçani 2022''. (Deçan, ora 15:00)

- OJQ Aktiv organizon në Festivalin e Verës.  (Fshati Hoçë e Madhe në komunën e Rahovecit, ora 16:00)

 

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes kemi organizuar Tryezë - "Pushteti lokal si shërbim i gjithanshëm për qytetarët”. (Salla e konferencave Orion përball Kino ABC, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 15 qershor 2022

- Agjencia kundër Korrupsionit do të organizojë hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. (Objekti i Agjencisë, ora 9:00)

- Në 23 vjetorin e çlirimit Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë solemne. (Salla e teatrit të qytetit, ora 9:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raporti Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Raportin Vjetor Financiar i KOSTT – it, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport takohet me Karl Ditrich , President i EQAR dhe Colin Tück, Drejtor i EQAR. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe DKRS-së me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit mbahen homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Rektori i Universitetit për Biznese dhe Teknologji, Edmond Hajrizi, do të mbajë një konferencë për media për të shpalosur më shumë detaje rreth rangimi nga World’s Universities with Real Impact – WURI 2022.  (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel do të kenë konferencë për media. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:50 - vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 55. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton propozim-ndryshimeve të Grupit Punues për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura si dhe propozim-ndryshimeve të Grupit Punues për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media.(Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

- Mbahet konferenca në temë “Pozita dhe sfidat e komuniteteve joshumicë në rajonin e Pejës”. (Hotel Dukagjin në Pejë, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon turneun e futbollit të veteranëve. (Stadiumi ndihmës i Gjilanit, ora 17:00)

- Asociacioni i artisteve vizual te Kosovës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare te Kosovës organizon ceremoninë e hapjes se Bienales ndërkombëtare te vizatimit. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ndezjen e flakadanëve te varrezat e dëshmorëve - platoja e qytetit. (Gjilan, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 14 qershor 2022

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 9:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe DKRS-së shënohet 23-vjetori i çlirimit të Gjilanit i cili nis me Vrapimin e Lirisë. (Gjilan, ora 9:00)

- Bashkë me Sach Caffé dhe Innovation Centre Kosovo organizohet ngjarja e pestë e “Startup Coffee Storm”. (Sach Caffè, Arbëri, ora 9:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli  dhe Ministri i Forcës se Sigurisë, Armend Mehaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shyrton peticionet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon takimin e parë të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete me menaxhmentin e UP, pas 4 vitesh kritikash në distancë. (Objekti i Rektoratit, ora 10:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me komisionin me delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin e Agjencisë Kundër korrupsionit si dhe shqyrton raportet e disa Komisioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Lëvizjes, Sekretariati i Gruas Aktiviste organizuar tryezën për dhunën në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit "Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla dhe ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:45)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit, ora 10:50)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bënë prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit, “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit te të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë nga 20 qytetarë si vëzhgues laik, të cilët monitoruan rreth 500 seancave penale në mbarë Kosovën. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Nxënësit e shkollave te mesme dhe të ulta të Komunës së Gjilanit organizojn garat e notit. (Pishina Eruopa në Kmetoc, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian takoeht me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:05)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dokumenteve të dërguara nga institucionet si dhe rreth datave për intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të zhvilloj një takim mes ministrit dhe ambasadorëve të Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefit të zyrës së Sllovakisë ku do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish- ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit, ora 15:00)

- Për nder të çlirimit të Gjilanit organizohet program i shkurtër i biblotekës 'Ballë për Ballë' me 15 autorë, 15 poezi dhe 15 lexime. (Bibloteka e Gjilanit, ora 15:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Lëvizjes, Sekretariati i Gruas Aktiviste organizuar tryezën për Shëndetin Menstrual. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 17:00)  

Ngjarjet e datës 13 qershor 2022

- Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) publikon udhëzuesit për dizajnimin e strategjisë “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, me autor Thomas Osorio. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, ku të akuzuar janë Labinot Gruda dhe Kadri Shala. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit ndëretnik i cili organizohet nga KosovaLive, dhe ka për qëllim promovimin e kulturave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Mbbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sall C 301, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot, Konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 12 qershor 2022

- Me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes, respektivisht 23 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në cilësi të organizatorit, bejnë homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 8:30)

- Behën homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari. (Prekaz, ora 9:30)

- Behën nderime nga krerët shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nderë të Ditës së Çlirimit, promovon librat e subvencionuara, të autorëve: Sefer Tasholli, Shqipërim Qeriqi, Nerminete Demiri dhe Mërgim Bekteshi. (Biblioteka e Qytetit të Lipjan, ora 10:30)

- Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë, ora 11:20)

- Nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit. (Bllacë, ora 12:00)

- Kino Lumbardhi, Dr. Velikonja do ta prezantojë librin e tij më të fundit "Graffiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore" i cili përdorë raste studimore të grafitive politikë në Ballkanin post-socialist dhe Evropën Qendrore për ta hulumtuar përdorimin e tyre si medium politik subversiv. (Kino Lumbardhi, ora 13:00)

- Në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosjes!, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci mbajnë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 16:00)

- Inagurohen tri shkronjat e Lavdishme “U Ç K” në fshatin Reçak Komuna e Shtimes. (Fshati Reçak, ora 19:30)
 

 

Ngjarjet e datës 11 qershor 2022

- Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban seancë solemne me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 9:00)

- Dita e dytë të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje e vazhdon me përvjetorin e aktivistit Arbënor Dehari dhe Ditën e Çlirimit të Prishtinës ku do të mbahen homazhe te varri i Arbënor Deharit në nder të përvjetorit të tij. (Varri i Arbënor Deharit, ora 9:00)

- Rotarianët nga Shqipëria dhe Kosova themelojnë Distriktin e përbashkët. (Hotel Emerald, ora 9:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje mban homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. (Velani, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës bën homazhet të varrezat e dëshmorëve. (Velani, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut do të organizoj turneun për U9, U13, dhe U17 “Dita e Çlirimit të Kosovës”. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- Një nga konferencat më me renome të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH, po shënon edicionin e 9-të me radhë, nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”, me një program të pasur. >(Termokiss në Prishtinë, ora 12:00)

 - Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet për “shtëpitë shkolla”. (Kino Armata, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje ogranizon tribunë përkujtimore në nder të aktivitetit dhe veprës së Arbënor Deharit. (Fakulteti Filologjik, ora 18:00)

- Mbahet gala koncerti i RTK-së i cili sjell për publikun interpretimet e artistëve më të mirë të vendit. (Salla e sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 20:20)

 

Ngjarjet e datës 10 qershor 2022

 - Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, merr pjesë në prezantimin dhe diskutimin e programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, organizuar nga Zyra për Planifikim Strategjik, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Garden, ora 8:30)

- Java e Lëvizjes Vetëvendosje organizon aktivitetet e para që kujtojnë dhe nderojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. (Tek busti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit në Prizren, ora 9:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim monitoron dhe përcjell nga afërt zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. (Zyra Qendrore të IT-së të Universitetit të Prishtinës, objekti i Administratës Qendrore, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45 - Mediet duhet të jenë të vendosura më së voni deri në ora 9:30)

- Fakulteti i Edukimit i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen zyrtare të Konferencës Ndërkombëtare KICER 2022. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje hapet akspozita kushtuar 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit e vendosur afër Urës së Gurit. (Prizren, ora 11:00)

- Shkrimtarët e Lidhjes se Shkrimtarëve te Kosovës dhe Lidhjes se Shkrimtarëve të Shqipëris udhëtojnë me autobus për Prizren e Kukës. (Autobusi niset nga Katedralja, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Shfaqet ndeshja e kombëtares Shqipëri - Izrael në lokalin n'kojshi në Shadërvan. (Prizren, ora 20:45)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje behët ndezja e Flakadanëve në Kalanë e Prizrenit. (Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 9 qershor 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për deklarimin

- Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani Sadriu, viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh gjatë ditës. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Republikës së Shqipërisë  organizojnë festivalin XIII ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik". (Lokalet e Lidhjes në Mahallen e Muhaxherëve tek Kulla e zotnisë, ora 12:00)

- Mbahet Parada/Ecja e Krenarise. (sheshi Skenderbeu, ora 12:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID do të vazhdojnë sesionin informues rreth Programit për Angazhim Qytetar në Ferizaj. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 12:30)

- EULEX-i  organizon ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në Politikën e Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të tij, e cila u zbarkua përkohësisht në Kosovë në muajin mars. (Selia kryesore e EULEX-it të Farmed, ora 12:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do t'i dorëzojë Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh. (Selia e PK-së, ora 14:00)

- Forumi Ballkanik, me mbështetje mediale nga Civil në Maqedoni të Veriut, në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut do të bëj publikimin e raportit hulumtues që analizon mbështetjen evropiane për përparimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit me fokus në periudhën nga Samiti i Sofjes dhe Samiti i Berlinit. (Online në https://us02web.zoom.us/j/8591899576, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të vizitojë të enjten Komunën e Prizrenit ku  bashkë me Kryetarin e Komunës, Shaqir Totajn, do të vizitojnë punimet në rrugën unazore të qytetit në Tabakhane dhe do të bëjnë mbjelljen e fidaneve. (Prizren, ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik dhe USAID në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionitorganizojnë konferencën 'Ndikimet nga jashtë në media në Kosovë; Çfarë nxorri në pah lufta në Ukrainë?'. (Boho, ora 16:00)

- Hapet edicioni i tretë i Karnivalit me temën 'Djersë' i cili do t’i përkushtohet djersës së punëtorëve. (Kino Armata, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 8 qershor 2022

- Lëvizja FOL organizon diskutimin FOL Hapur ku i ftuar do të jetë drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 9:30)

Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me titullin “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikueshmëria tek publiku”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, raportin eë Shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë  dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 përpilon listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim dhe shqyrton propozimet për ekspertë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes, ora 14:45)

- Mbahet takimi i përbashkët i Zëvendëskryeministrit Bislimi dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (ndërtesa e Qeverisë, ora 15:50) 

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stërvitjen para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut . (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 17:00)

- Kombëtarja e Irlandës së Veriut mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stërvitjen. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 18:15)

Ngjarjet e datës 7 qershor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadoren e Kroacisë znj. Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta  dhe aktivitetet e Ministrisë  në fushën e mirëqenies sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror ku i ftuar është Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)  

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, raportin vjetor i Akademisë së Drejtësisë si dhe Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- Mbahet konferenca "Pranimi dhe njohja ligjore e personave LGBTQI+"(Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 10:30)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë pëe media me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031. (Ndërtesa e Qeverisë të Republikës së Kosovës, salla e konferencave, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti informohet lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. (Komuna e Dragashit, ora 12:00)

- Kryetari i PDK-së mban konferencë për media. (selia qendrore në PDK, ora 13:00) 

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes dhe Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)
 
- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton kompaninë "Doni Fruits" në Parkun e Bizneseve në Komunën e Shtimes. (Shtime, ora 15:30)

- Promovohet libri ’48 piano’ i  autorit Arber Selmani. Kino Armata, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 6 qershor 2022

  - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore prezanton hulumtimin “Politikat e taksimit të karbonit - Rëndësia, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Aktivitetet e para në kuadër të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” fillojnë në  në vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. (Çabiq, në ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë. (Terminali i VIP, ANP 'Adem Jashari', ora 11:30)

- Artisti Sokol Plakolli mban konferencë për medie, ku do të prezantojë faktet e vjedhjes së pikëve në konkursin e punës me dëshmi konkrete. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:45)

- Grupi organizativ i Prishtina Pride organizon Javën e Krenarisë me slloganin 'Edhe n'shtet edhe n'familje'. (Ndërtesa e Qeverisë, prej orës 18:00)

- Nis  edicioni i 20-të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I  këndojmë lirisë”. (Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 qershor 2022

- Me rastin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me FSK-në,  OJQ INDEP, KSDW, The ideas partnership, Pamkos dhe shoqërinë civile do të shënojnë këtë ditë në Trudë. (Fshati Trudë, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me FSK-në,  OJQ INDEP, KSDW, The ideas partnership, Pamkos dhe shoqërinë civile organizojn aktivitet pastrimi. (Plato Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 4 qershor 2022

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbajn konferencë për medie lidhur me organizimin e protestës. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 11:00)

 - Dega e LDK-se në Gjilan organizon një aksion politik. (Hyrja kryesore e Zyrës së Kryetarit, ora 11:00)

- Me rastin e 24 vjetorin e rënies heroike të Naser Krasniqit - Leka nën patronatin e krytarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organohen homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në Ratkoc, ora 11:00)

- Fondacioni Besa nga Gjermania mban takim me Oden e Hotelerise dhe Turizmit. (Përballë Hotel Prishtina,ora 11:00)

- Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, hyrja tek sheshi "Ibrahim Rugova", ora 12:00)

- Komuna e Rahovecit organizon promovimin e librit 'Qendresa e Ratkocasve' të autorit Sadik Krasniqi. (Qendra Kulturore 'Jahë Hoti' në Ratkoc, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të projektit “Implementimi i Sistemit Dual të Arsimit në Kosovë” ndërmjet Shoqatës ESNAF dhe Fondacionit Besa. (Shoqata ESNAF në Prizren, ora 13:30)

- Para ndeshjes Kosovë – Greqi, Kombtarja e Kosovës mban konferencë për media ku me pas zhvillon edhe stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:00)

- Kombtaja e Greqisë mban konferecnë për media dhe me pas zhvillon edhe stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:15) 

Ngjarjet e datës 3 qershor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

- Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga Platforma Rajonale Safe Journalists, organizon trajnim një ditor me gazetarë të mediave lokale dhe qendrore. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton dhe miraton planin e veprimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e zbulimit të bustit të Dëshmorit të Kombit, Skender Rexhepi - Komandant Hekuri. (Fshati Mrasor, komuna e Rahovecit, , ora 11:00)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, kryetari i Prishtinës Perparim Rama dhe anëtarët e familjes së BE-së shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit duke mbjellë pemë përgjatë shkallëve Arbëri në Prishtinë. (Abëri, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,  Projektligjin për deklarimin, prejardhjen, kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Mbahen punimet e  Kuvendit të III-të rregulltë të Partisë Liberale Egjiptiane. (Hotel Grand, ora 15:00)

- Fondacionit “Besa” nga Gjermania organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të sistemit dual të arsimit sipas modelit gjerman për profesionnxëneje me ndërmarrësit kosovar. (Oda e Zejtarëve dhe Ndërmarrësve tek sheshi i lidhjes se Prizrenit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 2 qershor 2022

- Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e katertë te konferencës me 'Perspektiva Gjithëpërfshirëse dhe e ardhmja e qendrueshme për të gjithë'. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e III-të të Mjekësisë Pandemia COVID-19 – Sfidat dhe Përvojat. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 1 qershor 2022

- Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e tretë te konferencës me Klima dhe Mjedisi. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Për Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Save the Children Kosovo lanson raportin ‘Zërat e Rinj’ që është një anketë mbarëkombëtare e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre. (Hotel Afa, ora 10:00)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, në bashkëpunim me Kolegjin AAB, organizon këtë vit konferencën e pestë ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe Të Drejtat e Fëmijëve. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në shënim të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbahet program për fëmijët. (Para teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Pejës më ç'rast do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Zyra e kryetarit të komunës së Pejës, ora 10:30)

-  Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mban takim avokues me përfaqësues të Grupit të udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights-ROR” dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 11:00)

- Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, HANDIKOS në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, organizon aktivitetin  - Ndërtimi dhe prezantimi i puzzle “Shteti më do dhe më mbronë”. (sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë TehnoBurimi për fillimin e ndërtimit të fabrikës në vend të ish shkolles fillore në Polac të Skenderajt. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 12:00)

- Bazuar në Projektin e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Federatën e  Basketbollit të Kosovës, me rastin 1 Qershorit  "Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve" do të organizohen disa aktivitetet të përbashkëta. (Sheshi "Skënderbeu" pranë Teatrit Kombëtar, ora 12:00)  

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID lansojnë Programi për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjilanit. (Qendra e Rinisë, ora 12:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Sheshi i qytetit të Pejës, ora 12:50)

- Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e fabrikës. (Ish Objekti i shkollës fillore në Polac, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të ketë vizitë Training Center for development of Mine Action Professionals. (Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë afër birrarisë Peja, ora 13:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike perpilon listën e dokumentacionit për hetim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë. (Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00) 

- Me rastin e 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, nën udhëheqjen e Albin Kurtit. (salla P-38, Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë. (Qendra Rinore në Vitomiricë, ora 16:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për kinematografi. (Kino Armata në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 31 maj 2022

- Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e dytë te konferencës me Agjenden e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e konferencës vjetore shkencore ndërkombëtare e Universitetit “Kadri Zeka”. (Hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezë lidhur më temë zbatimin e konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 4 -të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës se Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës në Istog, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me Transparency International Slovakia mbajnë konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës për vitin 2021. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizonë një tryezë të rrumbullakët me temë “Kaleidoskopi i komuniteteve multikulturale”. (Kafe restoran, Dit' e Nat' në Prishtinë, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:30)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton propozim-ndryshimet e Grupit Punues në Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës Ahmet Kaqiku. (Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj, ora 15:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në Qendrën Multifunksionale. (Pallati i Kulturës - Qendra Multifunksionale, ora 16:00)

- Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë e nënshkrimit të “Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme". (Oborri i Qeverisë, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 30 maj 2022

- Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” organizon konferencaën vjetore shkencore ndërkombëtare 'Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar'. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Shkolla fillore dhe e mesme British School of Kosova organizon festën e 1 qershorit. (Ambientet e British School of Kosova, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe projektligjin për markat tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në rënien e heroit Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj mbahen homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në Morinë të Skenderajt, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 10:30)  

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëj pranim-dorëzimin e Ndërmarrjes së Re Agrosova pasi është urdhëruar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për kthimin e aksioneve tek blerësi. (Objektet e Agrokosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali, ora 16:00)

-  Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” organizon ceremoninç e Çmimeve “Marin Barleti” që i dedikohet arritjeve akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave ndërkombëtare. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 16:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali, ora 17:00)

- Fillon edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2022 i cili do të mbahet me temën  "Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor". (Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren, ora 18:00)



Ngjarjet e datës 29 maj 2022

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën (29 maj 2022), Konferencë për Media. (Selia Qendrore të PDK-së, ora 13:00)

- ShtÑ‘pia Botuese “Tenda” do tÑ‘ shÑ‘nojÑ‘ 25-vjetorin e themelimit me moton “Darka e Librit”. Ky manifestim mbahet nÑ‘ prag tÑ‘ fillimit tÑ‘ Panairit tÑ‘ Librit “Prishtina 2022”. (Rr. “Shyqri Kushevica”, afër Kishës Protestante, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 maj 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë. (Rruga “Muharrem Fejza”, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime te lapidari i dëshmorëve Habib Gashi dhe Ismail Gashi. (Rahovec, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe te busti i Heroit të Kombit Mensur Zyberaj. (Rahovec, ora 12:00)

- Në kuadër të manifestimeve përkujtimore e kulturore Komuna e Rahovecit shënon Diten e Qendrës së Kulturës "Mensur Zyberaj". (QK "Mensur Zyberaj" në Rahovec, ora 18:00)

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike te Kosovës në Gjilan mban Kuvendin e Punës. (Gjilan, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 26 maj 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00 - shtyhet për ora 13:00)


- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.  (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me organizatat e Shoqërisë Civile, me temën, “Bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë aktivitetet që do të mbahen për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në varrezat e dëshmorëve: Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec, ora 10:30)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Gorozhup. (Gorozhup, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorit të kombit Bekim Sylka në Hamoc. (Hamoc, ora 11:00)

- Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)  

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Operacionit Shigjeta. (Majen e Pashtrikut, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e nderimit me çmimin “Honor Degree - Excellence Leadership Award” të dy personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema dhe  Christopher Hyland. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të qëndroj në Vushtrri ku bashkë me kryetarin e Komunës, Ferit Idrizi, do të vizitojnë Organizatën "Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës". (Sfaraçak i ulët - Vushtrri, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja finale Drita- Llapi. (Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:00)

     

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)
 

 

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)