04 Qershor 2023

Rritet furnizimi global i naftës rritet

Paris, 15 qershor - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka njoftuar se furnizimi global i naftës në maj u rrit me 900 mijë fuçi në ditë në rreth 99 milionë fuçi në ditë.

Rritja u sigurua nga vendet jashtë OPEC+, ndërsa vëllimet e OPEC+ u ulën paksa në muaj, sipas raportit.

Prodhimi ditor i naftës së papërpunuar të grupit OPEC ra në 28.52 milionë fuçi në ditë në maj, me një rënie prej rreth 210 mijë fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, gazi i lëngshëm natyror i OPEC-ut u regjistrua në 5.37 milionë fuçi në ditë, duke rritur prodhimin total të naftës të OPEC-ut në 33.89 milionë fuçi në ditë muajin e kaluar.

Prodhimi i vendeve jo anëtare të OPEC-ut pati një rritje prej rreth 1.11 milion fuçi në ditë në 65.09 milionë fuçi në ditë në maj.

Sipas IEA-s, vendet jo anëtare të OPEC+ janë gati të dominojë rritjen e ofertës botërore të naftës gjatë pjesës tjetër të këtij viti dhe në 2023.

"Nga qershori deri në dhjetor, prodhimi botëror i naftës parashikohet të rritet me 1.9 milionë fuçi në ditë krahasuar me një rritje prej 1.2 milionë fuçi në ditë të kërkesës, nga e cila oferta kolektive e vendeve jo anëtare të OPEC+ pritet të rritet me 1.1 milionë fuçi në ditë. Aleanca OPEC+ mund të shtojë 800 mijë fuçi në ditë duke supozuar që Libia të rimëkëmbet nga një rënie e rëndë ndërsa thellimi i humbjeve nga Rusia kompensoi fitimet nga prodhuesit e Lindjes së Mesme”, thuhet në raport.

Megjithatë, sipas IEA-s, flukset më të larta të OPEC+ do të vijnë në kurriz të kapacitetit rezervë efektiv të bllokut, të mbajtur kryesisht nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia vuri në dukje se deri në tremujorin e katërt të këtij viti, amortizimi i prodhimit të OPEC+ mund të bie në vetëm 2.6 milionë fuçi në ditë, duke rritur paqëndrueshmërinë e tregut të naftës.

IEA rishikoi vlerësimet e kërkesës globale për naftë për vitin 2022, e cila ishte pak më e lartë se raporti i muajit të kaluar, për shkak të rritjes më të fortë se sa ishte parashikuar gjatë marsit dhe prillit.

Kërkesa globale për naftë parashikohet të jetë mesatarisht 99.4 milionë fuçi në ditë në vitin 2022. Edhe pse parashikimi shënon një rritje në bazë vjetore prej 1.8 milionë fuçi në ditë, kjo mbetet 1 milion fuçi në ditë pas niveleve të 2019-ës.

Megjithatë, sipas parashikimit të sapo publikuara të agjencisë për vitin 2023, kërkesa botërore për naftë vlerësohet të arrijë në 101.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, duke tejkaluar nivelet para pandemisë.

“Ndërsa çmimet më të larta dhe një perspektivë më e dobët ekonomike po zbutin rritjen e konsumit, ringjallja e Kinës do të nxisë fitimet vitin e ardhshëm, me rritjen që do të përshpejtohet nga 1.8 milionë fuçi në ditë në 2022 në 2.2 milionë fuçi në ditë në 2023”, thuhet në raport.

IEA theksoi se në ndryshim nga viti 2022, kur OECD udhëhoqi ekspansionin, ekonomitë jo anëtare të OECD-së do të përbëjnë gati 80 për qind të rritjes vitin e ardhshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)