29 Mars 2023

Publikohen ,,Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve"

Prishtinë, 13 shtator – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për qershor 2022 (2020=100). 

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin qershor të vitit 2022.

Në muajin qershor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) ishte: Hotele 88.03%; Informacioni dhe Komunikacion (55.31%); Aktivitete të Arkitekturës dhe të Inxhinierisë (48.94%); Tregti (47.61%); Transport dhe Magazinim (38.93%); Agjenci udhëtimi (27.07%); dhe Bar-Restorante (21.26%). 

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, në muajin qershor 2022, krahasuar me muajin qershor 2021 ishte: Tregti (34.85%); Aktivitete të Arkitekturës dhe të Inxhinierisë (10.16%); Transport dhe Magazinim (9.83%); Hotele (7.6%); Bar-Restorante (6.87%); Informacion dhe Komunikacion (6.83%); dhe Agjenci udhëtimi (4.41%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra



 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)