26 Mars 2023

Procedohet pagesa për Trepçën

Prishtinë, 2 mars - Më datë 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.

Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)