06 Dhjetor 2024

Kurti vizitoi prodhuesit vendorë të produkteve plastike të biodegradueshme

Prishtinë, 26 tetor - Në Parkun e Biznesit në Drenas, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vizitoi prodhuesit vendorë të produkteve plastike të biodegradueshme.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari biseduan me prodhuesit për kushtet e punës dhe të bërit biznes.

Pagesa shumë e lartë e qerasë dhe pamundësia e përdorimit të investimit si hipotekë për kredi, u theksuan si pengesa nga Kujtim Gjevori dhe Willem Van den Berghe, pronarë të “Scampa” dhe Powerpack”.

Këta eksportues të thasëve të reciklueshëm të mbeturinave kanë afër 100 punëtorë me pagë mesatare rreth 500 euro, sigurim shëndetësor privat, transport e ushqim të siguruar.

Mes kërkesave të këtyre prodhuesve, u veçuan nevoja për më shumë tokë e hapësirë dhe qera më të lirë.

Kryeministri Kurti dhe Ministrja Hajdari theksuan që ligji i ri për zonat ekonomike do t’iu përgjigjet nevojave të tyre.

“Scampa” është kompani kosovare që prodhon çanta plastike të biodegradueshme, që produktet e saj i eksporton jo vetëm në rajon por edhe në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Scampa” është bashkëpronare edhe e kompanisë prodhuese “Powerpack Kosova”, e specializuar në prodhimin e qeseve të mbeturinave të polietilenit nga materiali i ricikluar, duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit.

Sivjet kanë eksportuar 4 milionë euro, ndërsa kanë kërkesë për ta trefishuar eksportin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)