04 Qershor 2023

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 3.9 për qind

Prishtinë, 6 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë (TM1) 2022.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 3.9% në TM1 2022, krahasuar TM4 2021.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (9.8%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (8.2%); prodhimi i metaleve (7.2%); përpunimi i produkteve ushqimore (6.7%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.6%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (5.4%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (5.0%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (3.5%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (3.1%); prodhimi i mobilieve (3.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.6%); nxjerrja e xehes së metalit (1.4%); prodhimi i pijeve (1.0%); prodhimi i produkteve kimike (0.9%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.3%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (-0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2022 me TM1 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 9.7%.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore (14.7%); prodhimi i metaleve (14.6%); prodhimi i mobilieve (14.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (12.4%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (10.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (8.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (7.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (6.2%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (6.0%); prodhimi i produkteve kimike (6.0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.6%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (4.6%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej letrës (2.5%); prodhimi i pijeve (2.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.4%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.7%).

 Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te:  nxjerrja e xehes së metalit (-22.3%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)