22 Mars 2023

UNDP publikon raportin për kalimin në një ekonomi neutrale ndaj karbonit

Prishtinë, 28 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar Analizën e Pulsit Publik të titulluar "Eksplorimi i Sfidave të Ndryshimeve Klimatike dhe Mundësive për Kalimin në Ekonomi Neutrale të Karbonit në Kosovë".

Ky publikim ofron njohuri dhe kontribute në diskutimin se si mund të ndikojë tranzicioni i gjelbër në ekonominë e Kosovës, cilët sektorë pritet të ndikohen dhe si do të ndikohet kërkesa për fuqi punëtore.

Ngjarja mblodhi në një vend përfaqësues nga institucionet e Kosovës, ekspertë dhe aktivistë të mjedisit, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, rrethit akademik dhe partnerë zhvillimorë. Me këtë rast u ofrua një mundësi për të prezantuar gjetjet dhe për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë qarkore dhe tranzicionin drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit në Kosovë.

Analiza Eksplorimi i Sfidave të Ndryshimeve Klimatike dhe Mundësive për Kalimin në Ekonomi Neutrale të Karbonit në Kosovë" shqyrton perspektivat e institucioneve qendrore të Kosovës, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Raporti gjithashtu ofron detaje mbi njohuritë dhe qëndrimet e njerëzve ndaj ndryshimeve klimatike dhe dekarbonizimit.

Raporti vë në pah se 63% e të anketuarve kishin dëgjuar për ndryshimet klimatike, ku të rinjtë (18-24) ishin më të vetëdijshëm me 70%. Në përgjithësi, televizioni ishte burimi kryesor i informacionit për të gjithë të anketuarit (65%), i ndjekur nga mediat sociale (27%). Përdorimi i energjisë së rinovueshme u rendit si zgjidhja e dytë më e mirë për të zbutur ndryshimet klimatike, duke sugjeruar se publiku është i vetëdijshëm për kontributin e lëndëve djegëse fosile në ndryshimet klimatike.

Megjithatë, vetëm një pakicë (31%) e të gjithë të anketuarve janë të gatshëm të paguajnë tarifa më të larta të energjisë elektrike për të minimizuar ndikimet e ndryshimeve klimatike për gjeneratat e ardhshme, ndërsa 65% e të anketuarve thanë se nuk do të paguanin tarifa më të larta të energjisë elektrike.

Përmbledhja e politikave "Ekonomia qarkore dhe tregu i punës" e prezantuar në të njëjtën ngjarje thekson urgjencën e kalimit në një ekonomi të gjelbër dhe rëndësinë për ta bërë këtë me zgjuarsi.

Aty identifikohen sektorët me potencialin më të madh për tranzicion ndërmjet ekonomive tradicionale dhe atyre qarkore në Kosovë, duke hedhur dritë mbi potencialin për ndryshim në numrin e punësimeve, aftësimin dhe përbërjen e vendeve të punës në pesë sektorë kyç vijues: menaxhimi i mbeturinave, bujqësia, prodhimi i ushqimit, pylltaria, ndërtimi dhe energjia. Për më tepër, përmbledhja thekson implikimet për tregun e punës si në nivel të Kosovës ashtu edhe në sektorë të veçantë.

Projekti Pulsi Publik financohet bujarisht nga populli amerikan përmes USAID.

Projekti Rritja Përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19 mbështetet nga Qeveria e Japonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)