12 Prill 2024

UNDP kremtoi progresin e arritur për klimën në Prizren dhe Suharekë

Prizren, 11 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me njësinë operative të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC) në Kosovë dhe komunat partnere Prizrenin dhe Suharekën kremtuan progresin e arritur përmes projektit "Forcimi i Veprimit Lokal të Klimës" (SLCA).

Kjo ngjarje, e mbajtur në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, mblodhi një numër të palëve të interesuara ndërkombëtare dhe kosovare, partnerë, përfaqësues të komunave të tjera dhe përfitues, mes tyre folësit kryesor Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Arsim Aziri, Menaxher i Programit të ADC në Kosovë, Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit dhe Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës.

Ngjarja ofroi një përvojë unike dhe gjithëpërfshirëse duke paraqitur rezultatet, hulumtimet, raportet dhe planet komunale të zhvilluara me mbështetjen e projektit SLCA.

Me këtë rast u lansuan disa publiime për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në komunat partnere, duke përfshirë studimet për ndryshimet klimatike dhe planet e ndërhyrjes, si dhe raporte mbi inventarin e GS (gazrave serrë) dhe sistemet e qëndrueshme të ushqimit. Këto botime synojnë të mbështesin një zhvillim më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm në komuna.

Ngjarja ofroi gjithashtu një platformë për diskutim interaktiv, mundësi për rrjetëzim dhe ide se si të vendoset baza për mbështetjen e planifikimit dhe zhvillimit strategjik në nivel qendror dhe shkallëzimit të mundësive të zbatimit në komunat e tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)