25 Shkurt 2024

Sot në Prishtinë mbahet konferenca ndërkombëtare Arabo Evropiane

Prishtinë, 7 maj - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis organizojnë konferencën ndërkombëtare dy ditore Arabo Evropiane me temë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës - Modalitetet dhe Zgjidhjet”.

 Konferenca ndërkombëtare arabo - evropiane, e cila ka si temë ndikimin e ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës do të fillojë sot punimet e saj dyditore në Prishtinë.

Në punimet e "Arab European International Conference: The impact of climate change on soil degradation", përveç disa ministrave dhe zëvendësministrave të Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme nga vendet arabe.

Konferenca bashkë-organizohet nga Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, është e hapur dhe ftohen mediet ta përcjellin këtë aktivitet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)