Pastrohet Pika Kufitare në Han të Elezit
Prishtinë, 17 shkurt - Për nder të Ditës së Pavarësisë, me moton "Përjetë Pastër" u realizua aksioni për pastrimin e pikës kufitare në Han të Elezit nga dhjetra vullnetarë të "Ta Pastrojmë Kosovën".
Gjatë këtij aksioni u larguan rreth 100 thasë me mbeturina dhe u bë thirrje që këto hapësira të mirëmbahen.
Ditët e tilla me kaq rëndësi për vendin duhet të kremtoheshin ndryshe, por situata e rënduar me mbeturina gjithandej vendit na thërret që aksionet e pastrimit të jenë të vazhdueshme.
Ta Pastrojmë Kosovën falenderon vullnetarët, të cilët iu bashkuan aksionit duke theksuar njëherazi se ata janë shembull i Kosovës së pavarur dhe përjetë të pastër.