29 Maj 2023

Në shkurt Kosova importi 302 GWh dhe eksporti 143 GWh energji elektrike

Prishtinë, 25 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, për muajin shkurt 2023.

Gjatë muajit shkurt 2023, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termocentralet ishte 485.37 GWh, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 26.51 GWh, dhe prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe ajo solare ishte 42.7 GWh.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 713.21 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh, ose 1.4% më i vogël, krahasuar me muajin njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).   

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.95 mijë ton, ose 1.64% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak                             

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)