25 Shkurt 2024

Në muajin prill Kosova ka importuar 206.1 GWh kurse eksportuar 245.7 GWh

Prishtinë, 22 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në baza mujore ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë.

Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin Prill të vitit 2022.

Në muajin Prill të vitit 2022 Prodhimi Bruto nga Termocentralet i energjisë elektrike  ishte 563.94 GWh , Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 13.13 GWh. dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 34.58 GWh.   

Gjatë muajit Prill të vitit 2022  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 572.05 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 459.68 GWh  apo -9.48 %  më i vogël   me muajin e njejtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshem ishte 11.46%.

Ndërkaq, Importi  i energjisë elektrike në Prill të vitit 2022   ishte 206.1 GWh  kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njetën periudhë ishte 245.7 GWh.    .

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.49 mijë ton, ose 11.39 % më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)