29 Shkurt 2024

Moti gjatë kësaj jave karakterizohet me reshje shiu

Prishtinë, 16 janar - Në parashaikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sot sipas IHK do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me riga te dobëta shiu..

Nesër mot me vranesira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqeruar me reshje shiu të intensitetit  mesatar deri të lartë.

Në shumë  pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.

Edhe të mërkurën mot do të jetë kryesisht i vranet dhe me riga te dobeta shiu.

Grafiku në fushat termike do të shënoj vlera te larta te temperaturave,dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Ndërsa të enjten parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Nuk përjashtohet mundesia të kemi vershime në shum vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perendimore të Kosovës

Ndërkaq të premten parashihet të mbaj mot i vranët ku reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.

Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e parashikuara për fundjavë sipas IHK-së parashihen të jenë në formë dëbore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)