01 Prill 2023

Moti gjatë kësaj jave i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell

Prishtinë, 30 nëntor - Në parashaikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave parashihet të jetë me mot kryesisht te vranet, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet - 4 deri 8 gradë Celsius.Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.

Edhe pse keto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin .

Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës..

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)