Kuvendi shqyrton zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë
![Kuvendi shqyrton zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë](http://ekonomia.info/repository/images/main/2022_seanca_e_kuvendit_te_kosoves_2022.jpg)
Prishtinë, 8 nëntor - Kuvendit i Republikës së Kosovës mban një seancë të jashtëzakonshme dhe seancën e rregullt plenare.
Në seancën e jashtëzakonshme deputetët do të shqyrtojnë vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Ndërkaq në seancën e rregullt plenare deputetët do të bejnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Në ketë seancë po ashtu do të behët edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.