20 Prill 2024

Kosova ka eksportuar 377 GWh, ndërsa ka importuar 228 GWh energji elektrike

Prishtinë, 22 gusht - Përderisa i gjithë vendi po përballet më mungesë të energjisë elektrike, të dhenat e Agjenisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se Kosova ka eksportuar gati dyfish me shumë energji elektrike se sa që ka importuar.

Importi  i energjisë elektrike në qershor të vitit 2022 sipas ASK-së ishte 228.42 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 377.93 GWh.   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin qershor të vitit 2022.

Në muajin qershor të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 556.97 GWh; prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 8.4 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 21.65 GWh.   

Gjatë muajit qershor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 437.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 325.38 GWh, ose 12.09% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.24%.   

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.92 mijë ton, ose 14.35% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.                                           
        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)