22 Mars 2023

Kosova duhet të shtojë përpjekjet për të reduktuar energjinë nga linjiti

Prishtinë, 17 mars - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar sot analizën e politikave të titulluar 'Indeksi i Tranzicionit të Energjisë në Kosovë'.

Tranzicioni energjetik është proces jetik dhe i domosdoshëm për Kosovën. Kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta.

Për më tepër, heqja graduale e qymyrit, shpërndarja në shkallë të gjerë e burimeve të ripërtëritshme për energji, vendosja e standardeve të efikasitetit të energjisë nëpër zinxhirët e furnizimit me energji ose hapja e derës për instalimet diellore PV në çati, kanë një ndikim për shoqërinë në tërësi.

INDEP ka analizuar sektorin energjetik tash e shumë vite. Duke analizuar strategjinë e re të energjisë, ligjet dhe proceset që po zhvillohen, INDEP ka pregaditur një rrugëtim të cilin Kosova duhet të ndjek për arritjen e neutralitetit klimatik.

E gjitha kjo që Kosova të zhvilloj një proces tranzitor duke mos lënë askënd prapa, dhe duke sigurar sigurinë energjetike për vendin.

Nga analiza në këtë punim, INDEP beson se tani është koha që qeveria e Kosovës, bizneset dhe konsumatorët të shtojnë përpjekjet për të reduktuar varësinë e tyre të madhe nga linjiti.

"Qeveria e Kosovës duhet të investojë në sistemet vendore të energjisë të dekarbonizuara për të siguruar energji të përballueshme dhe të besueshme, ndërsa bizneset mund të adoptojnë teknologji me karbon të ulët dhe procese me efikasitet energjetik", thekson INDEP.

Për më tepër, ITE duhet të shërbejë si një mjet për të gjurmuar performancën dhe rezultatet e gatishmërisë së Kosovës, si dhe për të identifikuar pikat e forta dhe fushat e përmirësimit të sistemeve të energjisë, mundësitë e biznesit dhe kërcënimet.

Ai gjithashtu mbështet zhvillimin e një vizioni të tranzicionit të energjisë, dhe në fund, një udhërrëfyes.

Qeveria e Kosovës sipas INDEP duhet të ketë parasysh që tranzicioni i energjisë nuk ndodh brenda natës dhe ka nivele të larta të pasigurisë në sektorin e energjisë (p.sh. ritmi i zhvillimit të teknologjisë, luhatshmëria e çmimeve, etj).

"Në terma afatgjatë, ne presim që tranzicioni i energjisë së gjelbër në Kosovë të ofrojë mundësi të favorshme, duke harmonizuar imperativat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë përmes investimeve në burime të ripërtëritshme dhe burimeve të tjera të energjisë së pastër, si dhe masave të kërkesës si efiçenca e energjisë", vlerëson INDEP.

Prandaj sipas INDEP planet aktuale të qeverisë, të cilat parashikojnë vetëm një progres shumë modest për heqjen e thëngjillit, duhet të rishikohen për të përballuar këtë realitet.

Megjithatë, duhet bërë më shumë punë për të përmirësuar indeksin e tranzicionit energjetik në Kosovë, i cili mund të jetë edhe më informues për politikëbërësit.

INDEP konsideron se tani është koha për të forcuar angazhimet për investime në energji të pastër dhe për të ankoruar zakone më efikase të konsumit të energjisë në shoqërinë kosovare.

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund. Përmbajtja e këtij dokumenti, duke përfshirë opinionet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të donatorëve të INDEP, stafit të tyre, bashkëpunëtorëve apo Bordit.
 

Lexo raportin

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)