29 Maj 2023

Kontrata e riparimit të kaldajës A5 ishte ndërprerë dhe as një cent nuk është paguar

Prishtinë, 20 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka theksuar se kontrata e punimeve në riparimin e kaldajës në njësinë A5 ishte ndërprerë para një muaji dhe as një cent nuk është paguar.

"Aktualisht ka shumë raportime të cilat i referohen kontratës për riparimin e kaldajës në njësinë A5  të termocentralit Kosova A të cila nuk janë të vërteta, më ketë rast për hirë të së vërtetës, KEK ndien për obligim që t’i sqarojë", thekson KEK.

Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta sipas KEK është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).

Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit.

"Korporata Energjetike e Kosoves është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5."

"Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare."

"Për më shume, KEK ka arritur të realizoje planet operative të prodhimit, konform bilancit vjetor të energjisë elektrike (BVEE)", thekson KEK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)