31 Mars 2023

Gjatë kësaj jave fillon Vjeshta dhe ulja e temperaturave

Prishtinë, 19 shtator - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java që presim do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius. Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.

Ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

Të kujtojmë se në këtë javë, konkretisht me datën 23 shtator në orën  02 : 04 min hyjmë në stinën e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi  vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 min dhe netët të zgjaten për 1 min.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)