31 Mars 2023

Dyqanet në Belgjikë vendosin të fikin dritat dhe të ulin temperaturat

Bruksel, 21 shtator - Në Belgjikë, dyqanet për të kursyer energji kanë vendosur të fikin dritat dhe të ulin temperaturat nga 1 tetori.

Federata Belge e Ndërmarrjeve të Biznesit (Comeos) njoftoi se masat e reja shtrënguese do të zbatohen nën sloganin "tregtia e përgjegjshme" për shkak të krizës energjetike.

Nga 1 tetori, supermarketet, dyqanet e veshjeve, sallonet e bukurisë, dyqanet e elektronikës, dyqanet e ndërtimit dhe dekorimit, dyqanet e lodrave dhe libraritë do të ulin konsumin e tyre të energjisë.

Mijëra dyqane në vend do të fikin dritat e vitrinave dhe ndriçimin e brendshëm një orë pas orarit të mbylljes.

Dyqanet do të kufizojnë temperaturën e brendshme në 19 gradë.

Gjithashtu, hyrjet e dyqaneve do të mbahen të mbyllura për të parandaluar humbjen e nxehtësisë.

Masat shtrënguese të sipërpërmendura nuk do të përfshijnë restorantet dhe kafenetë në vend.

Qeveria e Belgjikës kishte vendosur të fikte ndriçimin në ndërtesat publike nga ora 19.00 deri në orën 06.00 dhe nxehtësia më e lartë të jetë deri në 19 gradë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)