Rritja e kredisë në Shqipëri për sektorin privat ndikon në zgjerimin e investimeve
Prishtinë, 1 gusht - Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se, rritja e kredisë për sektorin privat dha ndikim në zgjerimin e investimeve.
Sipas BSH-së, huaja e re që dhanë bankat drejt sektorit privat gjatë Qershorit u rrit në vlerën e rreth 20 miliardë lekëve.
Krahasuar, me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues u rrit ndjeshëm, kur fiksohej pranë rreth 15 miliardë lekëve.
BSH-ja vlerëson se në terma nominal kredia për sektorin privat u rrit me 35 %.
Shifrat tregojnë se krahasuar me vitet paraardhëse, kjo është shifra më e lartë që prej Qershorit të vitit 2020, kur kredia e re për sektorin privat fiksohej në 21.1 miliardë lekë.
Rritja e kërkesës për kredi, e raportuar tek vrojtimi i aktivitetit kreditues, lehtësimi i kushteve të kreditimit, dhe shëndeti i mirë i industrisë bankare sugjeron për një ecuri të mirë të kredisë në vazhdim.