22 Dhjetor 2024

Rafuna dhe Konjufca, biseduan për bashkëpunimin ndërinstitucional

Prishtinë, 4 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur sot nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve për të ndihmuar bizneset e vendit.

Kryetari Rafuna shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka treguar Kuvendi i Kosovës dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit. Përkrahja e Kuvendit të Kosovës në krijimin e një klime sa më të përshtatshme për biznesin, duke shtyrë përpara ndryshimet në ligje e rregullore, është një nga kushtet kryesore për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve dhe të ekonomisë në përgjithësi”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Kryetari Konjufca, në anën tjetër, shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës që t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të biznesit në Kosovë e në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është vendimtar dhe u zotëruan për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)